Basha në Strasburg: Dekriminalizimi, nevojë urgjente

Çështja Doshi dhe akuzat e hedhura ndaj drejtuesve më të lartë të institucioneve shqiptare kanë shqetësuar edhe institucionet europiane.Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë fjalës së mbajtur në Strasburg tha se ngjarja e fundit ka shkaktuar një tronditje të thellë në institucionet e BE.Lulzim Basha: Plasja e skandalit brenda mazhorancës, sipas të cilit prej gjashtë muajsh, kryetari i Kuvendit është i akuzuar për vrasjen e dy deputetëve me pagesë, ndërsa kryeministri dhe ministri i Brendshëm janë përpjekur ta fshehin, ta mbajnë të fshehtë këtë ngjarje, si nga opinioni publik, ashtu edhe nga procesi i duhur ligjor, është një tronditje e thellë, dhe ka shkaktuar një tronditje të thellë në institucionet e Bashkimit Europian, tek europarlamentarët, tek përfaqësuesit e këtyre institucioneve.Basha ka deklaruar se ka gjetur mbështetje për të realizuar dekreminalizimin si një nevojë emergjente.Lulzim Basha: Janë këto institucione që kanë dhënë mbështetje për dekriminalizimin. Është Parlamenti Europian që u angazhua në fund të vitit të kaluar për dekriminalizimin dhe sot, këtu në Strasburg, në prani të këtyre institucioneve është theksuar nga bashkëfolësit e mi se nevoja për dekriminalizimin e politikës shqiptare është më akute se kurrë më parë.Kreu i opozitës Lulëzim Basha zhvilloi edhe një sërë takimesh midis të cilave edhe me Komisionerin për Politikë Fqinjësore Europiane dhe Negociata për Zgjerim, Johanes Hahn si dhe me eurodeputetë.