Mbreti i Jordanisë: Europa të luftojë islamofobinë!
Mbreti i Jordanisë, Abdullah, i ka bërë thirrje Europës që të luftojë islamofobinë, një fenomen që sipas tij ndihmon në kultivimin e ekstremizmit mes muslimanëve të rinj që jetojnë në Europë dhe që më pas vendosin të shkojnë të luftojnë në Lindjen e Mesme.Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian, Mbreti Abdullah vlerësoi gjithashtu guximin e pamposhtur të Europës për t'iu përgjigjur sulmeve tragjike si ai Parisit dhe krahasoi Shtetin Islamik me nazizmin, por kritikoi karikaturistët e "Charlie Hebdo" për karikaturat e profetit Muhamed."Sot po bëjmë një luftë të ngjashme, një luftë kundër një ideologjie ekspansioniste që ushqen urrejtje, që po kryen vrasje në emër të Zotit dhe fesë. Është një luftë ndaj terroristëve që nuk kanë respekt për islamin dhe vlerat njerëzore. Megjithatë ofendimi i fesë së të tjerëve nuk është rruga e duhur. E ardhmja sheh nga bashkimi dhe respekti, jo ndarja dhe steriotipet".Jordania është përfshirë maksimalisht në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të luftuar Shtetin Islamik në qytetet që mban në kontroll në Irak dhe Siri, që prej vrasjes makabre të pilotit jordanez të marrë peng nga ekstremistët duke e djegur të gjallë në një kafaz.