Ekskluzive/Lajçak: Inkurajoj opozitën, fushëbeteja në Parlament, jo në shesh

INTERVISTA/ Zëvëndës Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Europiane i Sllovakisë, Zoti Miroslav Lajcak në një intervistë për Ora News ka dhënë një mesazh për opozitën. Sipas tij opozita duhet ta kuptojë se fushëbeteja bëhet në Parlament dhe jo në rrugë apo sheshe.“Unë dua të inkurajoj opozitën të kuptojë se fushëbeteja është parlamenti, jo rrugët dhe sheshet. Kështu funksionojnë demokracitë europiane. Unë vërtetë dua të shoh një sistem politik në Shqipëri të funksionojë në mënyrën që jemi mësuar të shohim në vendet europiane, në parlament dhe jo jashtë tij.”Në lidhje me reformat e qeverisë, Lajcak tha se reformat janë të dhimbshme, por të nevojshme.“Reformat janë të dhimbshme por të nevojshme. Reformat sjellin dhimbje për një kohë të shkurtër por shumë përfitime për një kohë afatgjatë për popullatën. Është shumë e rëndësishme që ju t’i ndërmerrni reformat sepse është e vetmja mënyrë që ju të mbeteni kompetitivë, si mund të kualifikoheni në tregun e europës. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë. Nga eksperienca ime në vendin tim, them që njerëzit ta pranojnë dhimbjen dhe të kuptojnë se kjo ishte për të mirën e tyre.”Intervista e PloteIlva Tare: Zëvëndës Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Europiane i Sllovakisë, Zoti Miroslav Lajcak, faleminderit që pranuat ftesën për intervistë.Miroslav Lajcak: Kënaqësia e imja.Ilva Tare: Cilat ishin momentet më të rëndësishme të vizitës suaj në Tiranë? Ju takuat Kryeministrin Rama, Kryetarin e Kuvendit Meta dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Bushati...?Miroslav Lajcak: Ka qenë një vizitë me shumë dimensione. Dimensioni i vizitës sime ishte pikë së pari për bashkëpunimin dypalësh. Sigurisht për ne Shqipëria është një vend mik dhe aleat i ngushtë.Ka shumë përmbajtje në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe dimensioni i dytë është integrimi europian. Unë mendoj se Sllovakia mund të ofrojë shumë sepse është anëtare e BE që prej 11 vitesh dhe po i ofrojmë eksperiencën dhe dijet tona Shqipërisë. Dimensioni i tretë është diskutimi për çështjet rajonale dhe globale.Ilva Tare: Do t’ju pyes më me detaje për integrimin dhe këshillat që ju mund të na jepni por le të vazhdojmë edhe pak me marrëdhëniet dypalëshe. Si janë këto marrëdhënie?  Sllovakia nuk ka shumë prezencë në nivel ekonomik. Përse?Miroslav Lajcak: Ato po përmirësohen dhe ato po bëhen gjithnjë e më shumë më thelbësore. Së pari ne hapëm ambasadën tonë, e përmirësuam dhe e zgjeruam qëkur unë u ribëra Ministër i Jashtëm.  Së dyti e futëm Shqipërinë si prioritet në programin tonë zyrtar të asistencës. Kemi së paku 10 vende dhe 3 prej tyre janë ballkanase dhe Shqipëria është një prej tyre. Ne jemi duke përdorur programin tonë të qeverisë nën kujdesin e Ministrisë së Jashtme për të pritur ekspertët tuaj të ministrisë, për të sjellë ekspertët tanë në ministrinë tuaj për të folur për eksperiencën e periudhës së tranzicionit. Ne kemi një dialog politik. Kur vjen fjala për bashkëpunim ekonomik, mund të themi se ka një potencial i cili nuk është shfrytëzuar plotësisht.Ilva Tare: Përse? Kush e ka fajin?Miroslav Lajcak: Të dy vendet sigurisht por unë nuk do t’i vija faj asnjërit. Ne kemi qenë të zënë me disa gjëra dhe ju keni qenë të zënë me gjëra të tjera. Por tani kemi vendosur për të eksploruar më shumë dhe për të përdorur më shumë këtë potencial. Pra, ne do të firmosim shumë shpejt dy marrëveshje bazike, evitimin e taksimit të dyfishtë dhe mbrojtjen e investimeve. E kam ftuar Kryeministrin Rama të vijë dhe të vizitojë Sllovakinë këtë vit me një delegacion biznesi për të folur për biznes. Pra, presim më shumë zhvillim në këtë fushë sepse kemi identifikuar zonat e interesit. Investitorët tanë janë të interesuar. Energjia, infrastruktura përshembull , menaxhimi i ujit, këto lloj gjërash. Pra ju keni hyrë në një proces dhe po e përmbushni me sukses dhe shohim shumë mundësi për bashkëpunim ekonomik.Ilva Tare: Kur është e përcaktuar vizita e Kryeministrit Rama?Miroslav Lajcak: Përpara përfundimit të këtij viti.Ilva Tare: Pra nuk kemi një datë të saktë.Miroslav Lajcak: Akoma jo.Ilva Tare: Ju keni identifikuar disa zona interesi le të themi por cili është imazhi i Shqipërisë në Sllovaki?Miroslav Lajcak: Nuk është se ka ndonjë imazh të plotë… Së dyti, nuk ju habis kur them se kur thoni shqiptar në Europë, njerëzit nuk e dinë se bëhet fjalë për një qytetar shqiptar. Kërkojnë nëse je shqiptar nga Kosova apo Maqedonia. E vërteta është se ka shumë qytetarë kosovarë dhe maqedonas që jetojnë në Sllovaki kështu që është e vështirë të dallosh se ka shqiptar dhe Shqipëri dhe ka një vend që quhet Shqipëri. Ne duam të promovojmë imazhin e Shqipërisë. Unë shoh shumë potencial gjithashtu në fushën e turizmit. Ju keni plazhe të bukur që ne nuk i kemi dhe unë mendoj se është një hapësirë që njerëzitë nuk e kanë idenë por them se është diçka që mund të fokusohemi.Ilva Tare: Sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit. Nuk e di nëse jeni dakord por procesi është ngadalësuar të paktën nga Brukseli por jo vetëm. Edhe në Ballkan procesi është ngadalësuar nga arsye të tjera të brendshme. Si  mund të kthehet ky proces në ritmin që ishte më parë dhe çfarë mund të bëjnë vendet e Ballkanit për këtë, veçanërisht njerëzit në Shqipëri?Miroslav Lajcak: Nuk do të thoja që procesi është ngadalësuar. Do të thoja se procesi ka më pak vëmendje politike dhe entuziazëm nga vendet brenda Bashkimit Europian por mendoj se janë të njëjtat prioritete për Bashkimin Europian. Gjërat kanë ndryshuar dhe BE po përballet tani me dy çështje madhore. E para është çështje e brendshme, Greqia dhe e dyta, çështje e jashtme midis Ukrainës dhe Rusisë. Kjo kërkon shumë energji dhe vëmendje. Ballkani është në mendjet e europianëve, jo një çështje e lënë mënjanë por duhet të kuptojmë se gjërat janë nën kontroll dhe se procesi po vazhdon dhe po ecën mirë por ju duhet të arrini rezultate pozitive, ju duhet të trokisni në derë me rezultate, jo me kërkesa, ju duhet të prodhoni lajme pozitive për t’u siguruar se gjërat po ecin ashtu siç ishin të parashikuara. Kur ne iu bashkuam Bashkimit Europian, sigurisht kishte më shumë vëmendje politike e cila nuk është e njëjtë tani por sërish po ju them se Bahkimi Europian nuk i ndryshon lehtë prioritete e veta dhe ky është një lajm i mirë për ju. Pra askush nuk ju ndalon ju shqiptarëve dhe të tjerëve për të bërë atë që e dini se duhet të bëni.Ilva Tare: Momenti ka ikur sepse siç thatë dhe ju është çështja e Greqisë, një tjetër problem dhe ndoshta Bashkimi Europian nga ana e vetë po e rimendon se çfarë po ndodh brenda strukturës dhe zgjerimi në këtë moment nuk është gjëja e duhur?Miroslav Lajcak: Unë nuk do ta dramatizoja situatën. Siç e thashë,zgjerimi është zhdukur paksa nga fjalori i politikanëve kryesorë por të gjithë ata e dinë se ky është angazhimet dhe e vërteta është se çdo vend në rajon është i përfshirë në proces, po bëjnë progres me një ose dy përjashtime.Ilva Tare: Është Shqipëria pjesë në këto përjashtime?Miroslav Lajcak: Jo, Shqipëria po bën progres. Shqipërisë i është dhënë statusi kandidat vjet në qershor. Po pret datën për hapjen e negociatave të zgjeruara. Keni opinionin e Komisionit Europian. 5 fusha kryesore të cilat ju e dini mirë se cilat janë dhe se çfarë duhet të bëni. Do të presim për progres raportin e këtij viti duke shpresuar për të mësuar datën e çeljes së negociatave, herët apo vonë. Pra nuk ka absolutisht asnjë arsye për panik dhe duhet të jeni të përqëndruar.Ilva Tare: Për t’u kthyer tek Greqia, si e shihni se do të zgjidhet kjo çështje? Do të vazhdojë Greqia të jetë pjesë e Bashkimit Europian apo do të ketë ndoshta opsione të tjera për të?Miroslav Lajcak: Nuk dua të spekuloj dhe aq më tepër të spekuloj duke thënë se Greqia do të jetë jashtë eurozonës apo jashtë Bashkimit Europian por e vërteta është se me zgjedhjet e reja, angazhimet e vjetra nuk zhduken. Ju mund të zgjidhni një qeveri të re por ka angazhime që vendi i ka pranuar. Ne akoma jemi duke pritur për të parë se si qeveria e re do të sillet në raport me këto angazhime. Bashkimi Europian e ka ndihmuar në mënyrë domethënëse Greqinë. Po flasim për 240 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë greke për t’u rimëkëmbur. E kuptoj se ka një zemërim tek qytetarët grekë por kishte një arsye që çoi në këtë krizë. Unë mund t’ju them juve, dhe po ju flas si një anëtar i një vendi që është anëtar i eurozonës, se ka një vullnet të mirë në krahun tonë por duhen dy krahë. Duhen dy njerëz për tango dhe duhet të kemi rregulla të qarta dhe angazhim të plotë nga qeveria greke, të cilat as nuk i kemi parë dhe as nuk i kemi dëgjuar ende.Ilva Tare: Flasim pak për Ukrainën. Si e shihni rolin e BE për këtë krizë dhe shihni ndonjë rrezik se Rusia mund të avancojë tek ndonjë vend tjetër balltik?Miroslav Lajcak: Ne jemi përfundimisht në një situatë të re gjeopolitike dhe duhet të përballemi me të. Kemi një luftë në territorin europian. Për Sllovakinë, Ukraina është një vend fqinj kështu që kjo çështje është shumë afër shtëpive tona. Nuk dua të spekuloj për avancimet e ardhshme të Rusisë. Unë thjeshtë dua të sigurohem që të ndalim konfliktin. Tashmë jemi në një fazë ku armëpushimi është implementuar dhe është njësoj e rëndësishme që ne të ndihmojmë Ukrainën të implementojë reforma sepse pa reforma, e gjithë kjo sakrificë dhe këto viktima nuk vlejnë asgjë. Këtu unë shoh një hapësirë për Bashkimin Europian për të ndërhyrë, të ngrejë më shumë zërin dhe të jetë më aktive sepse axhenda e reformës është axhenda e europës.Ilva Tare: A ka ndonjë mundësi të mbetur që Bashkimi Europian të mund të shpëtojë Ukrainën, ta kthejë në rrugën europiane?Miroslav Lajcak: Ukraina është në rrugën europiane duke u bazuar nga deklaratat e politikanëve kryesorë të saj, gjithashtu nga kursi politik i saj.Ilva Tare: E kam fjalën për realitetin, jo për retorikën…Miroslav Lajcak: Kjo është ajo që doja të thoja. Mënyra se si vendi funksionon është më shumë sovietike se europiane dhe kjo është problemi kryesor. Çështja nuk është të bësh deklarata të forta kundër Putin. Çështja kryesore është të ndihmosh vërtetë Ukrainën, t’i shpjegosh ukrainasve atë që populli tashmë e di. Nuk do të jetë në rregull pa kryer reforma, pa dhimbje dhe ne duhet ta ndihmojmë Ukrainën sepse Sllovakia nuk do të ishte e suksesshme pa ndihmë nga jashtë. Shqipëria po merr shumë ndihmë nga jashtë. Ukraina ka nevojë për ndihmë nga jashtë të cilat mund të ndryshojnë vërtetë mënyrën se si funksionon shoqëria.Ilva Tare: T’i rikthehemi Shqipërisë. Kemi shumë reforma që duhet të ndërmerren. Sigurisht që shpresojmë për hapjen e negociatave por jemi në një vit elektoral gjithashtu që mund të ngadalësojë sërish procesin. Cila do të ishte këshilla nga perspektiva sllovake për qeverinë e Shqipërisë kur vjen puna tek reformat?Miroslav Lajcak: Reformat janë të dhimbshme por të nevojshme. Reformat sjellin dhimbje për një kohë të shkurtër por shumë përfitime për një kohë afatgjatë për popullatën. Është shumë e rëndësishme që ju t’i ndërmerrni reformat sepse është e vetmja mënyrë që ju të mbeteni kompetitivë, si mund të kualifikoheni në tregun e europës. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë. Nga eksperienca ime në vendin tim, them që njerëzit ta pranojnë dhimbjen dhe të kuptojnë se kjo ishte për të mirën e tyre.Ilva Tare: E pranuan në Sllovaki?Miroslav Lajcak: Po. Ne pamë se qeveria kishte qëllime dhe objektiva të qarta dhe që po lëviznim në atë drejtim. Ajo çka është shumë e rëndësishme. Integrimi europian duhet të jetë pronë e gjithë kombit. Nuk duhet të jetë e qeverisë vetëm. Është një përgjegjësi për çdo lojtar, përfshirë dhe opozitën. Pra unë dua të inkurajoj opozitën të kuptojë se fushëbeteja është parlamenti, jo rrugët dhe sheshet. Kështu funksionojnë demokracitë europiane. Unë vërtetë dua të shoh një sistem politik në Shqipëri të funksionojë në mënyrën që jemi mësuar të shohim në vendet europiane, në parlament dhe jo jashtë tij.Ilva Tare: Jam e sigurtë se gjatë takimeve tuaja e patët mundësinë për të folur rreth klimën politike shqiptare e cila nuk është aq e mirë sa shpresojmë. Kemi sërish një protestë të thirrur të enjten. Opozita kërkon dorëheqjen e Kryetarit të Parlamentit. E shihni klimën politike si agresive, të rrezikshme në krahasim me 21 janarin kur ishit këtu?Miroslav Lajcak: Jo, jo fatmirësisht jo. Mendoj se është shumë më shumë normale seç ishte atëherë. Por kërkesat e opozitë për të patur të drejtën e vetos në vendimet politike, apo kushtëzimin e pjesmarrjes në procesin parlamentar apo edhe në zgjedhje… këto nuk janë europiane.  Duhet të fitosh zgjedhjet dhe pastaj mund të implementosh politikat e tua dhe nëse ke humbur, duhet të presësh zgjedhjet e tjera për të bindur njerëzit. Në kohën e ndërmjetme duhet të luash rolin tënd. Integrimi europian duhet të jetë mbi partitë politike. Kjo është shumë e rëndësishme dhe nuk mund ta rrezikosh këtë qëllim i cili është një qëllim strategjik për gjithë kombin. Shqipëria ka gjithë potencialin dhe gjithë kushtet për të qenë një histori suksesi në këtë proces, në mos bëni gabime me dashje. Dua t’ju inkurajoj të mos bëni gabime të shkaktuar nga vetë ju sepse është totalisht e panevojshme dhe do të jetë populli jauj që do ta paguajë çmimin. Ilva Tare: Por argumentet e opozitës janë  se qeveria nuk është demokratike,janë të korruptuar dhe kauza e fundit është sulmi ndaj një deputeti. Pra ata kanë arsyet e tyre le të them, ashtu si qeveria aktuale kishte në të kaluarën. Mendoni se elita politike është maturuar në vitet e fundit?Miroslav Lajcak: Nëse nuk mund të bini dakord midis jush, drejtohuni një të treti. Në këtë rast i treti është Bashkimi Europian , Komisioni Europian, progres raporti. Kjo është e shëndetshme, ky është raporti se si BE e sheh vendin tuaj dhe unë do t’i përmbahesha shumë dokumentit të progres raportit sepse kjo është një deklaratë objektive se ku ndodhet shoqeria juaj. Është normale që opozita të kritikojë qeverinë, ndodh në çdo vend por duhet të bëhet brenda limiteve të demokracisë dhe sërish, ju e keni aktorin e tretë, që është gjë e mirë. Ju keni dikë që mund t’i drejtoheni dhe të merrni shpjegime. Nëse BE do të ishte e mendimit se kjo qeveri nuk është demokratike, do ta kishte thënë këtë tashmë por nuk e ka thënë.Ilva Tare: Cilat janë kujtimet tuaja nga ndërmjetësimi që keni bërë që prej protestës së 21 janarit? Si ishte ajo eksperiencë?Miroslav Lajcak: Situata ishte shumë e rënduar në atë kohë. Nuk kishte shumë dëshirë që palët të dëgjonin njëri-tjetrin. Të dy partnerët kryesorë shpenzonin shumë kohë në takimet tona duke u ankuar për partitë e tjera. Ne u munduam t’i bënin të dy palët të flisnin dhe të mendonin më shumë për interesin e Shqipërisë. Unë jam i sigurtë se ato ditë të vështira kanë mbaruar dhe nuk mendoj se kjo do t’i ndodhë sërish vendit tuaj. Ju jeni në situatë tjetër tani. Ju jeni një vend kandidat për BE, gjë e cila është tashmë një arritje. Nga gabimet mësohet, kështu që le ta shohim atë periudhë si një gabim nga i cili duhet të mësojmë.Ilva Tare: Le të shpresojmë se politikanët shqiptarë të kënë nxjerrë mësime nga ato çka ndodhën atëherë. Kosova. Sllovakia është një nga 5 vendet e Bashkimit Europian që nuk e ka njohur. Dje ju shpjeguat se kjo është një çështje që i përket parlamentit të vendit tuaj por çfarë mund të bëjë qeveria për të ndryshuar këtë vendim dhe cili është problemi sepse besoj se shumica e shqiptarëve nuk e dinë pse ju nuk e njihni Kosovën?Miroslav Lajcak: E para qeveritë në republika parlamentare nuk e sfidojnë parlamentin. Ato e respektojnë parlamentin. E dyta pozicioni ynë nuk është armiqësor kundrejt Kosovës. Është reagimi i parlamentit për mënyrën se si u arrit kjo pavarësi, kujtoni deklaratën e njëanshme. Ne preferojmë një negociatë ashtu siç ishte në rastin tonë. Çekosllovakia u nda pas një procesi të gjatë negociate midis Pragës dhe Bratislavës; ose një rezolutë e Këshillit të Sigurimit e cila do të jepte legjitimitet. Kjo është arsyeja pse reaguam ashtu. Gjithashtu thashë në konferencë se Sllovakia po bashkëpunon me Kosovën më shumë se disa vende se e kanë njohur formalisht Kosovën. Kemi shumë programe që po vazhdojnë, kemi  misionin diplomatik, njohim dokumentet, pasaportat, vizat, ne presim ekspertët. Kosova është në prioritetet tona të asistencës. Po implementojmë programe. Zhvillojmë takime të rregullta në nivel politik dhe më e rëndësishmja po mbështesim perspektivën europiane për Kosovën dhe partnerët tanë në Kosovë e dinë këtë. Pra nuk ka arsye për të parë pozicionin tonë si një problem sepse nuk është.Ilva Tare: Mendoni se ndonjë ditë Sllovakia do të njohë shtetin e Kosovës? Miroslav Lajcak: Asgjë nuk është e shkruar në gurë. Kurrë mos thuaj kurrë por ajo që duam të shohim, është padyshim vazhdimi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Duam të shohim integrimin e mëtejshëm të Kosovës në strukturat rajonale dhe kjo do të ishte një rrugë logjike që do të çonte në normalizimin e mëtejshmë të shtetit të Kosovës në komunitetit ndërkombëtar.Ilva Tare: Pyetja e fundit.  Ju pëlqen Shqipëria kur vini e vizitoni? Cilat janë përshtypjet tuaja?Miroslav Lajcak: Nuk është sekret që më pëlqen Shqipëria. Vij këtu që prej vitit 1999. Kur isha ambasador në Beograd në vitet 2001-2005, isha edhe ambasador jorezident në vendin tuaj,pra vija këtu rregullisht. Kam shumë miq këtu. E dashuroj motin, ka shumë diell, është gjithmonë ngrohtë por më pëlqen të shoh progresin. Vendi juaj ka arritur një progres të madh në disa vite. Është e dukshme, sa herë vij këtu, e shoh sa shumë këni bërë përpara. Më pëlqen të kthehem dhe më vjen mirë kur shoh lajme pozitive, kur më duhet të përballem me axhendë pozitive si kjo vizitë aktuale.Ilva Tare: Faleminderit që folët për shikuesit e Ora NeësMiroslav Lajcak: Faleminderit shumë.