Ndryshimet në Kodin Rrugor, miratohen pa votat e PD që kërkoi dorëheqjen e Metës
Disa ndryshime në Kodin Rrugor kanë ngjallur debate në Komisionin e Sigurisë. Deputeti socialist Pjerin Ndreu doli kundër propozimit për ta pasur një organizatë e huaj ndihmën e shpejtë në raste aksidentesh, ndërsa opozita braktisi komisionet si shenjë protestë ndaj mungesës së dorëheqjes nga kryetari i kuvendit.Nuk ka kaluar pa debate pr/ligji për disa ndryshime në Kodin Rrugor në Komisionin e Sigurisë.Ka qënë deputeti i PS, Pjerin Ndreu i cili ka debatuar me kryetarin e Komisionit Spartak Braho, pasi sipas tij ndryshimet e propozuara për dhënien e ndihmës së shpejtë nga një organizatë e huaj do të thotë diskriminim për ato shqiptarePjerin Ndreu: S'mund të përjashtojmë shqiptarët.Spartak Braho: Shqiptarët do ta bëjnë këtë punëPjerin Ndreu: Dhënia e ndihmës nuk është ndonjë filozofi e madhe që nuk e realizojmë dot ne. Pse duhet të cilësohet domosdoshmërisht agjenci ndërkombëtare. Lë shteg për të paragjykuar. Nuk mund të vëmë kufizime, nuk mund të ndajmë me ligji të huaj apo shqiptare. E rëndësishme është që të jetë e njohur nga ministria e Shëndetësisë. Ky diskriminim lë shteg për klientelizëm.Pr/ ligji është miratuar pa prezencën e opozitës në komision e cila u largua duke kërkuar kështu dorëheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta