Shqipëria në BE, Portugalia kërkon përmbushjen e reformave

Portugalia rikonfirmon mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim në BE, por apelon për realizimin e reformave.Është Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane te Portugalisë zoti Bruno Maçaes që në vizitën e tij të parë në Shqëipëri, lëshin këtë thirrjeBruno Maçaes,  Sekretari i Shtetit për çështjet Europiane të Portugalisë: "Çdo hap progresi që bën Shqipëria drejt Bashkimit Europian shihet dhe vlerësohet nga vendet anëtare, ndaj është me shumë rëndësi ecja përpara me reformat. “Sekretari i Shtetit të Portugalisë, shprehu pikëpamjen e tij në lidhje me Politikën e Zgjerimit të Bashkimit Europian.Bruno Maçaes,  Sekretari i Shtetit për çështjet Europiane të Portugalisë: "Jam i bindur se zgjerimi i Europës në vende të reja ka çfarë të na japë dhe çfarë të na mësojë"Deklaratat ai i bëri gjatë një konfernce të përbashkët për shtyp me ministren e Integrimit, Klajda Gjosha e cila vlerësoi mbështetjen e Porgutalisë, dhe rikonfirmoi se drej BE, Shqipërisë i nevojitet ndihma e gjithë vendeve anëtare.Kljada Gjosha: Një falenderim i vecantë i shkon edhe Portugalisë, për të gjithë mështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e Integrimit dhe për mbështetjen që na ka dhënë për marrjen e statusit kandidat.Ministrja Gjosha,  tha se Shqipëria  po punon për përmbushjen e 5 Prioriteteve dhe është e vendosur të ecë përpara me reformat  duke pasur objektiv të radhës hapjen sa më të shpejtë të negociatave./Oranews.tv/