Biznesi fason, Gjergji Gjika: Të dhënat e INSTAT nuk janë reale

Fasonët kërkojnë që INSTAT të rishohë statisitkat e punësimit në këtë sektor. Ata thonë se nuk janë 30.000 të punësuar sa paraqiten në statisika zyrtare por disa herë më i lartë. Sipas kreut të dhomës së fasonëve kjo shifër është disa herë më e lartë.Në sektorin Fason nuk janë punësuar 30.000 persona por më shumë se kaq. Kryetari i dhomës së fasonëve Gjergji Gjika  i kërkoi INSTAT të korrigjojë  statsitikat sepse ato nuk janë të dhëna reale. Sipas tij, 30.000 janë të punësuar vetëm në Tiranë në industrinë e veshjeve dhe të këpucëve dhe jo në industritë e tjera në vend.Gjergji Gjika: Unë e kuptoj që nuk mund të flasim ekzaktësisht për ato shifra, sepse kemi gabim ndoshta 5-6 %, pro edhe të dëgjojmë INSTAT që thotë ka 30 mijë të punësuar fasoni nuk ka mundësi, sepse vetëm 30 mijë të punësuar ka vetëm në Tiranë.Zv Ministrja e zhvillimit ekonomik Brunidla Paskali tha se nga 32 sugjerime që ka bërë ky sektori biznesi janë plotësuar deri më tani 27.Brunilda Paskali: Nuk ishte një pakte që ne të qeverisë donim ta bënim dhe thamë Ok do zgjidhim këto problematika, por ishte biznesi vet që na ngriti problematikat e veta dhe na tha; 1,2,3,4,5..Me këtë nuk dua të them që i kemi zgjidhur problemet, por jemi munduar dhe kemi realizuar pjesën dërmuese të kërkesave të fasonëve.Fasonët konsiderohen si sektori më i rëndësishëm për numrin më të lartë të të punësuarve ndërsa shumica që punojnë në to janë femra.