Sigurimet shëndetësore, Beqaj: Skema e re nuk është efikase

Skema e re e sigurimeve shëndetësore nuk është efikase. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se njerëzitë paguajnë para për kurim duke shkuar deri në varfërimë të tyre. Ndërsa një monitorim i bërë në 550 qëndra shëndetësore në vend tregohet se 5% e tyre kanë pajisjet mjekësore dhe laboratore, pjesa tjetër jo.Gati 1/3 e popllatës nuk paguajnë sigurime shëndetësore për shkak të papunësisë apo punës në të zezë. Kjo do të thotë se nëse në këto familje, një person sëmuret, familja varfërohet për shkak të kostove te larta që ka kurimi.Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duke folur hapur për këtë cështje tha se edhe kur pagujnë sigurime shëndetësore jo gjithmonë marrëin shërbim falas për shkak të burokracive. Sipas  Beqaj tha se e ardhmja e shëndetësisë do të jetë ajo e mbulimit universal.Ilir Beqaj: Edhe ata qe i kanë isgurimet përfitojnë shumë pak prej tyre sepse kemi një sistem jo prezent kudo të aksesueshëm dhe një sistem burokratik. A ka familje që falimentojnë sepse nuk përballojnë kosoton e shërbimit shëndetësor? Po ka.Por edhe skema ekzistuese e sigurimeve është quajtur jo efikase nga kreu i shëndetësisë duke lënë të kuptohet se së shpejti do të ketë një skemë të re të sigurimeve.Ilir Beqaj: Këtu u tha a janë efikase sigurimet shëndetësore? Ne besojme qe jo dhe këte e kemi të sanksionuar në programin e qeverisë. Kjo sepse gjysmen e popullsisë në moshë pune e kemi pa këto sigurime dhe nuk përfiton.Një raport i koalicionit për zgjedhje të lira dhe demokraci të qëndrueshme për kujdesin shëndetësor parësor mbështet edhe nga USAID treghon se qëndrat shëndetësore në vend kanë mangësi pajisjesh. Disa nga të dhënat i referoi ambasadroi amerikna Donald Lu.Ambasadori thotë se vetëm 5% e qendrave shëndetësore ofojnë shëbrime laboratorike.Ndërsa nga 550 qëndra shëndetësore të monitoruara, 93.7%  e tyre nuk kanë infrastrukurën e duhur për ti shërbyer personave me aftësi të kufizura.