Ministrat e financave të BE miratojnë planin 315 mld euro

Ministrat e financave të BE miratuan planin prej 315 miliardë euro për të ringjallur ekonominë europiane pa grumbulluar shumë borxhe. Gjithashtu në qëllimet e tyre është përfundimi i të gjitha projekteve para fundit të vitit 2015. Komisioneri Pierre Moscovici, teksa arriti në takimin në bruksel u shpreh:"Plani i investimeve është përgjigjja që kemi nevojë për tu përballur me problememt kryesore në ekonominë europiane, sic është mungesa e investimeve, tha  Moskovici, duke shtuar se  investimet kanë rënë me 15 deri në 20 përqind që nga viti 2008. Ministri holandez i Financave Jeroen Dijsselbloem mbështeti planin, për të cilin tha se tashmë duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian.Plani katërvjeçar vjen pas kërkesës së presidentit të kominsionit europian Jean-Claude Juncker për të mbështetur projekte të mëdha që përfshijnë aeroporte e hekurudhat dhe pas thirrjes së tij për tu përballur me rënien e investimeve si pasojë e krizës financiare.Ngritja e Fondit Europian për Investime Strategjike ka frikësuar në një farë mënyre krerët e qeverive të vendeve të Bashkimit Europian, të cilët i tremben mosrealizmit të projketeve të tyre në listën prej 2 mijë projektesh. Secili vend ka paguar 1.3 miliardë euro.