Toni mohon atentatin ndaj deputetëve Doshi e Fufi: S'kam miqësi me Durin. Policia e merr në mbrojtje
Në foto: Fatjon Skënderi duke dalë me makinë nga prokuroria[/caption]Pas dëshmisë së tij, prokurori i çëshjtes Përparim Kulluri deklaroi se hetimet po shkojnë shumë mirë, por shmangu komentet në lidhje me pyetjen e Skënderit.Ai pranoi se Fatjon Skenderi nuk është dëshmitar i mbrojtur dhe deklaratat e tij ishin kontradiktore me ato të dhëna nga Doshi dhe Durim Bami.Ndërkohë policia e shtetit ka vendosur mbrotje policore. E njëjta masë që ka vendosur edhe për Tom Doshin pas dëshmisë së tij në policiMë herët në prokurori dëshmoi pronari i lokalit Viva, Ylli Xhaxhollari, i cili ka deklaruar se personat e publikur në disa foto nga Tom Doshi i njeh vetëm si kliente te lokalit duke monuar miqësinë me ta.Pritet që në fundjavë për këtë çështje të dëshmojnë edhe deputeti Spartak Braho, Edi Paloka si dhe Agron Kulicaj, ish /zv drejtori I përgjithshëm I shtetit.Për këtë çështje Tom Doshi dhe Dritan Prifti janë personat e vetëm që kanë deklaruar se ka patur një komplot për vrasje.Nga videorrëfimi i Durim Bamit, ky i fundit tregon se kishte qenë Fatjon Skënderi, ish shoferi i PR-së, dhe i njohur me emrin e shkurtuar, "Toni" i cili kishte kontaktuar me të për të kryer vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit në këmbim të 600 mijë eurove.Në Prokurori dëshmoi sot edhe Ylli Xhaxhollari, pronar i lokal "Viva" në zonën e ish-Bllokut.[caption id="attachment_477375" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Ylli Xhaxhollari duke u larguar me makinë pasi dëshmoi në prokurori[/caption]Nga transkripti i bisedës së regjistruar në video dhe që u vu në dispozicion nga Tom Doshi, Ymer Lala, nga Durim Bami prezantohet si shoku i ngushtë i Fatjon Skënderit.Didi nga Durrësi: Media abuzoi me deklaratat e miaJa një pjesë e transkriptit ku Durim Bami përmend YmerinTom Doshi : Po Ymeri çfarë roli ka aty?
Djali : Po Ymeri është shoku i ngushtë i Tonit. Ymerin e ka shumë shok, rrinë natë-ditë bashkë, punojnë bashkë. Çdo gjë që e dinë e dinë të dy. Nuk është se e di njëri dhe nuk e di tjetri.
Pjese nga rrefimi i Tom Doshit per Saimir Tahirin mbi rolin e Fatjon Skenderit Saimir Tahiri: "Doshi më tha se vrasësin e pretenduar e kishte në shtëpinë e tij në plazhin e Durrësit të cilin më kërkoi edhe ta takoja. Gjatë këtij takimi Doshi deklaroi se personi që kishte marrë përsipër ekzekutimin e tij ishte një shtetas nga Fushë Kruja i cili kishte marrë porosi nga shtetasi Fatjon Skënderi, ish shofer i kryetarit të PR-së Fatmir Mediu."...Z. Fatjon Skënderi i kishte dhënë atij (Durim Bamit) një shumë parash për të vrarë Tomën, dhe shumën tjetër do i’a jepte më vonë.
Madje tha se kishte kërkuar më shumë para për ta hequr qafe Tom Doshin dhe se kërkesën për të shtuar shumën e parave, Fatjon Skënderi e kishte konsultuar me Z. Agim Rama, në prezencë të Agron Kulicit dhe Eugen Becit që gjendeshin tek një tavolinë tjetër e lokalit Viva në zonën e Bllokut, ku sipas Tomës mblidheshin organizatorët e vrasjes së tij.
Sipas tij i ishin premtuar 200 mijë euro por ky kërkonte 500 mijë dhe gjithnjë sipas tij, tavolina tjetër e kishte miratuar kërkesën. Gjatë këtij rrëfimi, në zyrën e Ministrit të Brendshëm, është edhe momenti i parë kur del emri i Kryetarit të Kuvendit, Z. Ilir Meta.
Po në këtë lokal nga tavolina e Agim Ramës, Agron Kuliçajt dhe Eugen Becit, atij i kishte ardhur po nëpërmjet Fatjon Skënderit edhe porosia për të eliminuar fizikisht deputetin Mëhill Fufi. Për të cilin Fatjon Skënderi i kishte thënë se do të merrte 100 mijë euro dhe porosia vinte nga Ilir Meta përmes Agim Ramës.