Cherie Blair vjen sot në Tiranë, me ftesë të Ministrit Veliaj

Cherie Blair bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik dhe këshilltarit të qeverisë Rama, do të jetë sot Tiranë.Vizita e saj në kryqytetin shqiptart vjen vetëm pak ditë pas lajmit në gazetat britanike për fitimin e një kontrate për të përfaqësuar qeverinë shqiptare në një çështje arbitrazhi.Bëhet fjalë për padinë e ngritur nga kompania amerikane Rapiskan për kontratën e ndërprerë nga qeveria shqiptare për skanimin në dogana.Cherie Blair është ftuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për të referuar në aktivitetin me temën "Rritja e rolit drejtues të grave në jetën politike, publike, në media e biznes - Fuqizim i gjithë shoqërisë".Në këtë bashkëbisedim janë të ftuara te marrin pjesë gra të cilat kanë një kontribut të rëndësishëm në jetën politike e publike, në fushën e biznesit dhe të medias, duke evidentuar se rritja e rolit drejtues të grave është një shtysë për fuqizimin e gjithë shoqërisë, ndërsa takimin do e përshëndesë Kryeministri Edi Rama.Por vizita e Cherie Blair vjen edhe në një kohë kur mediat në Britani po flasin për një divorc të mundshëm me ish-kryeminstrin Blaer, i cili aktualisht është keshilltar i Kryeministrit Rama./Oranews.tv/