Shkodër, vrasja e 19- vjeçares, policia arreston një të dyshuar, një tjetër në kërkim
Shkodër-Një 19 vjeçare e identifikuar si Elsa Tusha mbeti viktimë e një përplasje me armë të ndodhur në mjediset e një lokali në Kryebushat të Shkodrës, ndërsa 2 persona të tjerë të plagosur, Paulin Ndoja dhe Selim Aleti.Pikënisja e kësaj ngjarje të rëndë ka ardhur pas një sherri mes disa personave në mjediset e brëndshme të lokalit, ndërsa i ishin bashkuar mbrëmjes me muzikë “Live” që organizohet çdo fundjavë.Sipas informacioneve të policisë lokale, shtetasi Paulin Ndoja 30 vjeç është konfliktuar brenda në lokal me 2 persona të tjerë, ndërsa mësohet se njëri nga meshkujt shoqërohej me 19-vjeçaren Tusha që mbeti viktimë.Konflikti me fjalë mes këtyre shtetasve ka degjeneruar në mjediset e jashtme të lokalit me përdorimin e armëve. 19 vjeçarja është futur në makinë, ndërsa shtetasit në fjalë kanë nisur duke qëlluar në drejtim të njeri – tjetrit duke mbetur të plagosur. Breshëria e plumbave nuk ka kursyer as automjetin tip BMË X5 me targë SH 6969E ngjyrë gri, duke lënë viktimë vajzën e re.Ndërkohë të plagosurit, Paulin Ndoja nga Kaça dhe Selim Aleti nga Berdica që mbeten të plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres. Nga hetimet që po zhvillohen, dyshohet se 56-vjeçari i plagosur Selim Aleti ka tentuar të ndërhyjë për të shuar konfliktin.Për këtë është shoqëruar në komisariat shtetasi V T vjec 31 banues në fshatin Kaç, Bashkia Vau Dejës si person i dyshuar si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M A banues në fshatin Berdicë Shkodër i cili dyshohet si autor i ngjarjes.Në vendin e ngjarjes, grupi ekspertizës ka sekuestruar si provë materiale 13 gëzhoja, një pjesë e të cilave ishin zbrazur mbi automjetin ku ndodhej vajza duke e goditur në disa pjesë të trupit. Policia vijon hetimet për të përcaktuar pozicionin e personave të plagosur dhe të viktimës në këtë konflikt.Për këtë ngjarje janë shoqëruar 15 persona, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja automatiku dhe pistolete. Gjithashtu mesohet se nje shtetas eshte arrestuar, por ende nuk eshte bere i ditur identiteti i tij. Ai dyshohet si nje nga autoret e konfliktit dhe te shtenave me arme.[caption id="attachment_475736" align="alignnone" width="613"]
Në foto: Viktima, Elsa Tusha 19 vjeç[/caption][caption id="attachment_475730" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Viktima e vrasjes ne Bushat, Elsa Fusha, 7 mars 2015[/caption] Video: Momenti i transportimit te trupit nga makina ku u gjet e vrare 19 vjecarja
[caption id="attachment_475649" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga vendi i ngjarjes[/caption][caption id="attachment_475646" align="alignnone" width="640"]
Mjeti ku u gjet viktima femer[/caption]
