25-vjeçari tenton të kalojë kufirin nëpërmjet liqenit të ngrirë

Një 25 vjeçar amerikan u shpëtua nga roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi tentoi të kalonte nga Detroiti në Kanada nëpërmjet një liqeni të ngrirë.Lajmi është konfirmuar nga autoritetet amerikane, të cilët e gjetën personin në liqenin St. Clair, i cili kufizon Shtetet e Bashkuara me Kanadanë, rreth 2.4 km larg bregut ku është vendosur edhe kulla e vëzhgimit.Identiteti nuk bëhet i ditur, por qëllimi i tij ishte të shkonte në Toronto nëpërmjet liqenit të ngrirë.Ai kishte me vete vetëm sende personale dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.Roja bregdetare tha se ky është personi i parë i shpëtuar në akull që prej vendosjes së patrullave të liqeneve katër vjet më parë.