230 mln lek abuzime me tenderat, arrestohet ish-kreu i portit Durrës

Arrestohet ish-Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetetit Portual Durrës, Eduard Ndreu.Ndalimi i tij është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe ish-drejtori inxhinjerik në këtë institucion Mehmet Borshi.Sipas organit te akuzes, të dy ish-zyrtarët,  akuzohen  per “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje te barazisë në tendera”,  duke i shaktuar buxhetit te shtetit një dëm ekonomik që llogaritet në vlerën e 230 milionë lekë të reja”.Me kërkesë të Prokurisë gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit Ndreu dhe Borshi,vendim ky që është ekzekutuar sot nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, pas hetimit të zhvilluar nga Prokuroria e Durrësit dhe në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.“Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria ka ngritur dyshime për të paktën dy procedura tenderuese, përkatësisht “Kryerja e remontit te pergjithshme te dy elektrovincave 16-27.5 t” dhe “Blerje pjese kembimi elektrike, elektronike per elektrovinca 16-27 ton”.Ndërkohë, Prokuroria po vijon hetimet edhe për disa procedura të tjera prokurimi publik nga ky institucion.