ISIS fiton deri në 1 mld $ në vit nga trafikimi heroinës afgane
Paratë e fituara nga trafiku i drogës, kryesisht heroina, mendohet të jetë një burim i madh fitimi të ardhurash për Shtetin Islamik.Sipas Shërbimit të Kontrollit të Drogës Federale të Federatës Ruse (FSKN), shuma që militantët sigurojnë nga shitja e drogës në zonat e pushtuara afgane kam shifrën 1 miliard dollarë në vit."Zona e plantacioneve të mbjella me lulekuqe është në rritje. Këtë vit, unë mendoj se do dëgjojmë lajme për një rekord të lartë të korrjes së lulekuqes, që do të jepte një prodhim të lartë opiumi dhe heroine.Pra, kjo çështje duhet të diskutohet jo vetëm në Moskë, por edhe në Ko mbet e Bashkuara dhe më tej sepse ky është një kërcënim jo vetëm për vendin tonë, por edhe për sigurinë evropiane.Gjatë pesë viteve të fundit rruga e Ballkanit ka qenë i ndarë. Trafiku i heroinës tani kalon edhe nëpër territorin e Irakut" citohet të ketë thënë Drejtori i FSKN,Viktor Ivanov.Sipas Ivanov, sasi të mëdha hashashi janë duke u transportuar përmes pjesëve të Irakut që ndodhen në kontrollin e Shtetit Islamik. Për Ivanov, kjo bën të mundur një "sponsorizim të madh financiar.""Sipas vlerësimeve tona, IS bën deri në 1 miliard dollarë çdo vit nga trafikimi i heroinës afgane përmes territorit të saj," shtoi ai.FSKN në nëntor, tha se shitja e heroinës afgane në Evropë mund të gjenerojë rreth 50 miliard dollarë për militantët.“Më shumë se gjysma e heroinës në Evropë tani vjen nga IS”, sipas Ivanov.Sëbashku me naftën, paratë e drogës janë ndër gjeneratorët kryesorë i të ardhurave për militantët. Mbetet ende e paqartë nëse IS do të jetë në gjendje të trafikojë sasinë e drogës që disponon.Një ish-ushtar britanik, i cili u bashkua me luftëtarët Peshmerga kurdë në nëntor 2014 për të luftuar, e përshkruan shumicën e militantëve islamikë si një bandë të çorganizuar të "punëtorëve të zyrës dhe të fshatarëve" mbi drogat."Ata nuk kanë një zgjedhje, nuk kanë asnjë informacion, apo ndonjë udhëheqje të qartë. Shumë prej tyre janë të përfshirë thellë në përdorimin e drogës, janë të tmerruar ", citohet të ketë thënë Jamie Read.