Fermerët në Fier hapin vetë kanalet kulluese për largimin e ujit

Banorë të fshatrave Jarua dhe Shtyllas në komunën Levan ankohen se sipërfaqe të tëra toke që gjënden ende nën ujë, ndërsa ka edhe mungesë në bazën ushqimore për bagëtitë.Fermerët shprehen se janë të detyruar të hapin vija kulluese për të larguar ujin nga tokat e tyre, por puntorët e firmës ndërtuese të segmentit të autostradës Fier-Levan i mbyllin.Një tjetër shqetësim është ndërtimi i segmentit të autostradës Levan-Fier, pasi nuk janë parashikuar mbi apo nënkalime. Banorëve të zonës u duhet të përshkojnë 20 km që të shkojnë në anën tjetër të autostradës për të shkuar në tokat e tyre.Deri në ndërtimin e nën, apo mbikalimeve, fermerët duhet të mendohen mirë nëse i'a vlen të përshkojnë 20 km për të punuar tokën, apo për të nxjerre në treg prodhimet bujqësore.