7 marsi në Korçë, takim brezash në Mësonjtoren e parë shqipe

Në ditën e nderimit ndaj mësuesit, në Mësonjtoren e parë shqipe në Korçë u rikthyen breza të tërë mësuesish e intelektualësh që kontribuan në edukimin e brezave.Hapja e shkollës së parë shqipe më 7 Mars 1887 në Korçë kurorëzoi me sukses një nga detyrat kryesore të lëvizjes kombëtare, për përhapjen e arsimit në gjuhën amtare. Kjo godinë tashmë është kthyer në Muze Arsimi.Për Drejtorin e Muzeut, kolana e pasurimit të Mësonjtores me vlera të së shkuarës do të jetë në rritje.Në përkujtim të krijimit të Mësonjëtores së parë shqipe në vitin 1960 u vendos që 7 Marsi të njihet si "Dita Kombëtare e Mësuesve". Si rrallë herë më parë, ky 7 mars e gjeti Korçën nën petkun e borës.