Durrës, shkëmbim zjarri mes dy grupe të rinjsh, një i plagosur

Një i ri ka mbetur i plagosur si rezultat i përplasjes me armë zjarri i dy grupeve në Durrës.Ngjarja është regjistruar në ambinetet e një lokali në afërsi të Prokurorisë së qytetit, ndërsa mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.Ai është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimin për ngjarjen.Mësohet se blutë e qytetit bregdetar kanë bërë shoqërimin e disa personave, të cilët po merren në pyetje për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorit të plagosjes.