Vlorë, Gjika jep me koncesion 15 vjet parkingjet, 24 rrugë me 50 lek/ora

Pa u shuar ende zhurma që krijoi mundësia për të dhënë parkingjet e kryeqytetit me koncesion, në një Bashki tjetër të vendit, parkingjet me pagesë janë kthyer në fakt.Larg debatit publik dhe mediatik, këshilli bashkiak i Vlorës, me vendim unanim ka dhënë me koncesion parkingjet e qytetit bregdetar, për jo pak, por 15 vjet.Kjo është kontrata që ka nënshkruar Bashkia e Vlorës, me kompaninë “Tis Holding LLC+ On Track Innovations”për dhënien me koncesion të sistemit dhe menaxhimit të parkimit në qytet për 180 muaj.Me koncesion jane dhene jo pak, por 24 rruge kryesore e dytesore me një tarifë prej 50 lek/ora.Orari ku qytetaret do te tarifohen per 13 prej tyre eshte nga 08:00-16:00. Ndersa per 9 rruge te tjera ato me afer qendres dhe bulevardit kryesor nga ora 08:00-20:00, ndersa vetem ne dy rruge tarifimi reduktohet deri ne oren 14:00, pra ne mesdite.Oret e nates, nuk përfshihen brenda tarifimit me argumentin se keto hapësira mund ti perdorin banoret rezident falas.Kompania, “Tis Holding LLC+ On Track Innovations”, e cila adresën zyartare e ka në SHBA, sipas këtij dokumenti, është e vetmja e interesuar për të marrë koncesionin e këtij shërbimi.Bashkia e ka dhënë për një vlerë prej 10 milionë lekë në dy vitet e para dhe nga viti i tretë e në vazhdim 10 milion + 2 përqind te xhiros vjetore.Sipas këtij vendimi, do të ketë tolerancë për çmimin e parkingut, vetëm për ata që janë rezident ne qendër të Vlorës, po ashtu edhe për bizneset e mëdha që do te kënë nje leje vjetore për parkingun e atutomjeteve.Mundësia për të dhënë me koncesion parkingjet ne Vlorë, u prezantua në dhjetor nga vetë kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, që asokohe e konsideroi një zgjidhje definitive për kaosin e trafikut, por pa u ndalur tek kostoja financiare që mund të kishte për qytetarët.23[caption id="attachment_475593" align="alignnone" width="492"]5 Vendimi i Keshillit Bashkiak Vlore dhe marreveshja me kompanine[/caption]