Shoqëria Civile protestë para Bashkisë, kundër ndërtimeve te Liqeni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2015, 17:48
Shoqëria Civile sërish ka dalë në protesta, kësaj herë përpara Bashkisë së Tiranës kundër ndërtimit të bllokut të pallateve 17-katëshe tek diga e Liqenit Artificial.Sipas tyre ndërtimi këtij blloku pallatesh nën digë, krijon jo vetëm premisat për tharjen e liqenit, por rrezikon edhe çarjen e digës duke rrezikuar kështu jetën e banorëve dhe bizneset përreth.Në lidhje me këto ndërtime tek Liqeni Artificial në Tiranë në protesta kanë dalë edhe ambientalistët, sipas së cilëve projekti është shkatërrues dhe se kjo zonë duhet të ishte një zonë e mbrojtur, pa ndërtimet e pallateve shumëkatëshe.