Mbikalimi i Shkozetit, Haxhinasto premton: Do përfundojë brenda marsit
Mbikalimi i Shkozetit do të jetë i përfunduar brenda muajit mars. Kështu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjatë inspektimit të punimeve në një prej nyjeve rrugore më të rëndësishme në qytetin e Durrësit.Sipas Ministrit Haxhinasto, përfundimi i mbikalimit do t’i japë rrjedhën e duhur qarkullimit, ndaj u kërkoi të gjithë kontraktorëve të punojne me ritme të shpejta për të qenë gati në sezonin turistik.Por për banorët që jetojnë pranë rrethrrotullimit të Shkozetit, ky investim ka bërë që të shkaktohen përmbytje.Për Ministrin Haxhinasto zgjidhja mbetet në kompetencë të Ujësjellësit.Ndërtimi i mbikalimit të Shkozetit është pjesë e investimit që parashikonte ndërtimin e trasesë rrugore me gjatësi 7.5 km nga mbikalimi pranë autostradës Durrës-Tiranë deri në zonën e Plepave.Sëbashku me mbikalimin, investimi kap vlerën e 12.9 milion eurove.