Drafti i Arsimit të Lartë, pedagogët i konsiderojnë agjencitë si “mini-ministri”
Drafti i arsimit të lartë vijon të sjellë debate mes akademikëve dhe Ministrisë së Arsimit. Pavarësisht ndryshimeve të bëra deri në variantin e fundit, pedagogët thonë se korrigjimet nuk janë thelbësore.Madje agjensitë e ngritura ushtrojnë funksion si mini-Ministri mbi Fakultetet. Zv.Ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, thotë se diskutimet vijojnë dhe se më këtë dokument do të garantohet autonomia universitare.Tiranë- Një pjesë e akademikëve janë ende të pakënaqur me ndyshimet e bëra në draftin e ri të arsimit të lartë.Pedagogu, Mark Marku, kordinatori i Forumit për Liri Akademike thotë se ndryshimet nuk kanë qenë esenciale dhe se bordi apo agjensitë që qëndrojnë në ligj janë mini-Ministri të Arsimit që do të ushtrojnë kontrolle mbi Universitetet.Mark Marku: “Kështu si janë konceptuar janë mini-Ministri. Aq më keq psh. që Këshilli i Akreditimit apo Agjencia e Kreditimit që do të duhej të ishte totalisht e pavarur, prapë vazhdon të jetë e varur nga qeveria. Me aq sa kam parë unë nuk ka ndryshime thelbësore. Ka disa ndryshime të cilat i përshëndesim, por nuk janë thelbësore. Autonomia me këtë projektligj dhe me këtë variant të përmirësuar shkohet drejt centralizimit. Unë nuk e kuptoj se ku i gjejnë këto modele.”Ndërsa zëvendës.Ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, tha se përpara se drafti të shkojë në Komisionin e Medias do të vijojë të marrë sugjerime.Mazniku mohoi se agjensia për financimin që i shtohet 3 agjensive ekzistuese do të ndihmojë në financimin sipas performancës, por nuk do të ushtrojë kontroll qeveritar të Universiteteve.Arbjan Mazniku: “Pjesa më e madhe e sugjerimeve të sjella në formë shkresore nga institucionet e arsimit të lartë është marrë parasysh. Ndryshimet thelbësore të ligjit janë të shumta dhe prekin kryesisht mekanizmin e financimit, duke siguruar që financimi jepet përmes katër mekanizmave kryesorë, ai që quhet grant i përgjithshëm. Granti ndryshon nga ai granti që jepej në mënyrë xhenerike, në një grant që jepet në bazë të performancës. Agjencitë të cilat kemi janë agjencitë të cilat ekzistojnë, por ju përmirësohet funksionimi i tyre me ligj”.Edhe për autonominë, pedagogët dhe Ministria kanë debate. Akademikët thonë se autonomia nuk është më e garantuar.Ndërsa Ministria thotë se kuotat e pranimeve janë të vetë Universiteteve. Gjithësesi, akademikët kanë dhe një mesazh të fundit: Të mos eksperimentohet me arsimin e lartë.Mark Marku: “ Nuk mund të bësh një eksperiment siç bëjmë ne. Sespe rruga e panjohur është një eksperiment, mund të jetë dhe aventurë. Nuk mund të eksperimentosh me një sistem, nuk mund të eksperimentosh me jetën e njerëzve…”