Bashkohen Boko Haram dhe IS, militantët njoftuan në Twitter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2015, 22:17
Grupi militant nigerian Boko Haram është zotuar për besnikëri ndaj shtetit islam (ISIS), sipas një deklarate audio të bërë nga kreu i grupit.Mesazhi, i cili nuk ka mundur të verifikohet menjëherë, ishte postuar në llogarinë e Boko Haram-it nw Twitter dhe dukej të ishte me kreun e grupit i cili pohonte bashkimin e Boko Haram me ISIS.Boko Haram filloi një fushatë ushtarake për të imponuar sundimin islamik në Nigerinë veriore në vitin 2009. Ky do të ishte i fundit në serinë e grupeve që betohen për besikëri ndaj ISIS.