Barbaria e radhës e IS, ushtarët e ekzekutuar varen në rrugët e Kirkukut

Shteti Islamik ka publikuar masakrën e radhës. Ushtarë të kapur rob pasi janë ekzekutuar me prerje koke, janë varur në rrugët e qytetit Kirkuk në Irak.Irak- Mirë se vini në ferr, ose në Kirkuk, provincë irakiane nën kontrollin e Shtetit Islamik.Ektremistët kanë varur ushtarët në hyrje të qytetit dhe në qendër të tij, një barbari e demostruar për trupat siriane të cilat parakaluan të mbyllur nëpër kafazë.Imazhet e tmerrshme që u shfaqën në media sociale, tregojnë trupat e varur nga këmbët nëpër ndërtesa të larta në qytetin Hawija.Flamujt e zi famkeq te përdorur nga grupet ektremiste islamike , shfaqen mbi muret e skenave të tmerrshme të krimit.Disa prej viktimave duken të veshur me uniforma ushtarake, por nuk dihet se kujt vendi i përkasin.Një nga luftëtarët e Shtetit Islamik, i cili besohet se quhet Abu Al-Rahman, tregon triumfalisht skenat e krimit dhe viktimat e tij.Skena e paradës së ushtarëve sirianë, i ngjan asaj të pilotit jordanez Moaz al-Kasasbeh, i cili u dogj i gjallë në kafaz nën brohorimat e turmës që ndoqën ekzekutimin.Grupi ekstremist ka krijuar një terren të fortë në atë që dikur ishte një bastion i kurdëve dhe i njohur për pasurinë e naftës.ISIS është duke përgatitur një bazë të re për operacionet e tij vdekjeprurëse në Hawija, teksa Shtetet e Bashkuara trajnojnë trupat irakiane për të rimarrë në kontroll Mosulin.