OSHEE-debitorëve: Përfitoni nga skema, s’ka më shtyrje pas 31 marsit
Nuk do të ketë shtyrje të afatit përtej datës 31 mars ndaj konsumatorëve të energjisë elektrike.Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, u ka kujtuar edhe njëherë konsumatorëve që të paraqiten pranë Zyrave të Kujdesit ndaj Klientit për të shlyer faturat e prapambetura të energjisë elektrike.“Dua t’ju bëj të qartë qytetarëve që duan të përfitojnë nga kjo shtyrje që kompania bëri për t’iu përgjigjur kërksave dhe nevojave të qytetarëve që kërkuan për shtyrje afati. Por dua të kenë të qartë që kjo nuk është shtyrje pa fund. Kjo është shtyrja e fundit dhe e vetme dhe deri me 31 mars duhet të përfitojnë nga kjo skemë lehtësuese, e cila redukton me 80% kamatvonesat për ata që duan ti paguajnë direkt të gjithë principalin”.Në ditët e para të muajit mars janë lidhur rreth 6000 aktëmarrëveshje mes debitorëve dhe OSHEE, numër ky që pritet të rritet.“Që nga dita e hënë ka filluar skema e re për pagesat e bizneseve debitore. Ka pasur një fluks relativisht të kënaqur. Duhet të reflektojnë akoma më shpejt, pasi këto skema nuk janë të përjetshme”.Zyrat e Kujdesit ndaj Klientit do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë fundjavës për të bërë të mundur reduktimin e radhëve të gjata, duke mos përsëritur fluksin e ditëve të fundit të muajit shkurt pranë sporteleve të OSHEE.