Doganat, Cani: Mund të ishte bërë më shumë nga “Crown Agents”

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka komentuar lajmin e bërë publik në media për mosrealizimin e planit të mbledhjes së të ardhurave ne Dogana nga kompania “Crown Agents”.Ministri i Financave tha se pritshmëritë për doganat janë shumë të mëdha, duke pranuar se duhet të ishte bërë më shumë, përfshirë konsulentin “Crown Agents”.Cani: “ Do të shihni më në detaje kur ne të arrijmë në konkluzione që ka dhe fusha ose veprime që mund të ishin bërë shumë më mirë nga të dy palët, edhe nga Doganat, edhe nga “Crown Agents”, edhe ne si Ministri Financash. Do kohën e vet, kështu që jemi në pritje të rezultateve më të mëdha, por edhe pritshmëria ishte më e madhe për këtë pjesë të vitit.Ministri i Financave, theksoi se informaliteti i lartë ka frenuar rritjen ekonomike, ndaj në këtë linjë ai njoftoi një aksion të afërt për goditjen e kësaj problematike.Duke u ndalur në situatën financiare në vend, Ministri Cani, tha se ndonëse në një vit elektoral, Qeveria sipas tij po ben reforma të domosdoshme për ekonominë, larg populizmave.Cani: “ Le t’ju përmend disa nga reformat që jo vetëm nuk kanë efekte populiste, por në të kundërtën potencialisht mund ta vënë në siklet qeverinë me votuesit. Kemi reformën e pensioneve, reformat në nivelin e tatimeve dhe taksave”.Deklaratat Ministri i Financave i bëri gjatë prezantimit të Irena Beqiraj, e cila do të drejtojë përkohësisht doganat shqiptare, duke zëvendësuar në këtë post Elisa Spiropalin, e cila u dorëhoq një ditë më parë.Teksa u prezantua drejtuesja e përkohshme, nuk u kursyen vlerësimet për punën e ish-Drejtores Spiropali.Cani: “Respektoj dhe falenderoj Elisën për marrëdhëniet shumë të mira dhe bashkëpunimin shumë të mirë institucional dhe të varësisë Ministri Financash dhe Dogana”.Beqiraj: “ Shpresoj zoti.Ministër që do ta gjeni shpejt një zëvendësues që dhe unë të kem mundësi të merrem me detyrën si zëvendës.Ministre”.