Rama merr në patronazh gjimnazin ku studioi Topalli, ja shkollat që do kujdesen ministrat

Projekti “Shkolla si qendër komunitare” angazhon minsitrat e kabinetit qeveritar të marrë në patronazh nga një shkollë.Kryeministri si i pari i qeverisë mori dy gjimnaze: “28 Nëntorin” në Shkodër dhe “Ali Demi” në Vlorë, zona elektorale e tij.Gjimnazi “28 Nëntori” përveçse një gjimnaz i njohur që nxjerr nxënës me rezultate të shkëlqyera dhe që bëhen dikushi në jetë, për shkodranët njihet dhe për një detaj tjetër: Është shkolla ku ka studiuar ish-kryetarja e parlamentit, aktualisht deputete e PD-së në opozitë Jozefina TopalliPër Edi Ramën këto dy gjimnaze: "Janë dy shembuj të shkëlqyer sa i takon rezultateve bazuar edhe në rezultatet e maturës. Shkolla që kanë një histori të ndritur por që kanë dhe një sfidë për të shkuar përtej rezultateve notave dhe plotësimit me sukses të detyrave të shtëpisë dhe ndaj shoqërisë. Jam i bindur se do kemi shumë gjëra të reja në këtë rrugë”Ja shkollat që marrin në patronazh ministrat-Kryeministri Edi Rama - Shkolla "Ali Demi" dhe "28 nëntori"-Zv/kryeministri Niko Peleshi - Shkolla "Raqi Qirinçi", Korçë dhe "Petro Nini Luarasi", Tiranë-Mimi Kodheli - Shkolla "Hydajet Lezha", Lezhë-Saimir Tahiri - Gjimnazi "Sami Frashëri" dhe "Myslym Keta", Tiranë- Ermonela Felaj - Gjimnazi "Babdud Karbunara", Berat- Ilir Beqaj - Shkolla "Naim Frashëri", Durrës- Mirela Kumbaro - Gjimnazi "Qemal Stafa", Tiranë-Eglantina Gjermeni - Shkolla "18 Tetori", Lushnjë- Klaida Gjosha - Gjimnazi "Ismail Qemali", Tiranë- Nasip Naço - Shkolla "Kristaq Capo", Berat- Edmond Haxhinasto - Shkolla "Vasil Kanani", Elbasan- Edmond Panariti - Shkolla "Ibrahim Rrugova", Kamëz- Milena Harito - Shkolla "Halim Xhelo", Vlorë- Erion Veliaj - Shkolla "Habzim Nela", Kukës- Shkëlqim Cani - Shkolla "Seit Najdeni", Peshkopi- Lindita Nikolla - "Andon Zako Çajupi", Tiranë dhe Shkolla e Farkës, Tiranë Qark.(Ne foto Edi Rama gjate prezantimit të projektit “Shkolla si qendër komunitare”, djathtas: Jozefina Topalli gjate nje aktiviteti ne Shkollen "28 Nentori" Shkoder, 2 gusht 2011)[caption id="attachment_475538" align="aligncenter" width="640"]topalli shkoder3 Ne foto: Jozefina Topalli gjate nje aktiviteti ne Shkollen "28 Nentori" Shkoder, 2 gusht 2011[/caption][caption id="attachment_475539" align="aligncenter" width="640"]topalli shkoder2 Ne foto: Jozefina Topalli gjate nje aktiviteti ne Shkollen "28 Nentori" Shkoder, 2 gusht 2011[/caption][caption id="attachment_475507" align="aligncenter" width="640"]topalli Ne foto: Jozefina Topalli gjate nje aktiviteti ne Shkollen "28 Nentori" Shkoder, 2 gusht 2011[/caption]