Vjosa del nga shtrati te Ura e Mifolit, rrezikohet sërish Novosela
Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në qarkun e Vlorës. Ditën e sotme si pasojë e vërshimit ka dalë nga shtrati lumi i Vjosës tek Ura e Mifolit.Nga dalja e shtratit të lumit Vjosë rrezikohet sërish përmbytja e zonës së Novoselës, ndërsa prurjet kanë qenë me intesitet të lartë deri në 5.5 m3 për sekondë.Gazetarja e Ora Neës në Vlorë, Jerola Ziaj na informon se pas kontaktit me Shtabin e Emergjencave i kanë konfirmuar se nëse niveli rritet do të ripërsëritet situata e rreth një muaji më parë, ku dhjetëra banesa u gjendën nën ujë në komunën e Novoselës.Ndërsa nuk ka të dhëna të sakta sa janë prurjet në Shushicë.Shtabit i Emergjencave i cili është i stacionuar në Novoslë, ka nisur të njoftojë banorët për një rrezik të mundshëm gjatë orëve të natës.