Koalicionet zgjedhore, tani partitë duhet të japin garanci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar procedurën për koalicionet zgjedhore që do të marin pjesë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Administrata e këtij institucioni ka kërkuar që për të shmangur problemet të firmosin të gjithë kryetarët e paritve që do jenë pjesë e koalicionit.Gjithashtu është miratuar edhe lista që do të përdorin kandidatët për mbledhjen e firmave.Të gjithë kryetarët e partive që do të bashkohen në koalicion duhet të firmosin si garanci që nuk do të tërhiqen pas.Administra e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka kërkuar që të sanksionohet kushti që të gjithë kryetarët të firmosin në mënyërë që të mos krijohen probleme dhe të ketë ndryshim të koalicionit në minutën e fundit.Dëshira Pasko, drejtore Juridike në KQZ: "I kemi dhënë përparësi që edhe kërkesa mundësisht të jetë e nënshkruar nga tëm gjithë kryetarët e partive. Pasi  eksperienca e zgjedhjeve të kaluara na solli që patëm marrëveshje partitë që nënshkruanin dhe në momentin e regjistrimit bënë lëvizje. Pra partitë bënë lëvizje nga një koalicion në tjetrin."Ky propozim u miratua nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Lefterie Luzi, kryertarja e KQZ: "KQZ vendosi që dy ose më shumë parti politike të cilat sipas nenit 65 të Kodit Zgjedhor kanë të drejtë të regjistrohen si koalicion zgjedhor në shkallë vendi duhet të paraqesin  në KQZ një kërkesë për regjistrimin e koalicionit së bashku me marrëveshjen përkatëse."Pika dy: Marrëveshja duhet të nënshkruhet nga kryetarët e të gjithë partive.KQZ miratoi gjithashtu edhe procedurën për mënyrën e mbledhjes së firmave mbështetëse për kandidatët e propozuar nga një grup zgjedhësish,si dhe nga partitë dhe koalicionet për organet e qeverisjes vendore/Oranews.tv/