Rruga e Kombit, dhjetra automjete u bllokuan pasi nuk kishin zinxhirë

Reshjet e 24 orëve të fundit kanë vështirësuar qarkullimin në Rrugën e Kombit, ku për pasojë ka pasur automjete të bllokuara përgjatë tij, të cilat nuk ishin të pajisur me zinxhirë.Autoriteti rrugor i Veriut deklaroi se borëpastrueset dhe punonjësit e mirëmbajtjes janë në gadishmëri për mos bllokimin e aksitDisa drejtues mjetësh u bllokuan në Rrugën e Kombit pasi nuk kishin zinxhire dhe as goma për të përballuar dëborën që arriti deri në 1 metër.Problemet më të mëdha prej borës u shfaqën nga Fani i Mirdites deri në hyrje të Kukësit, kryesisht për automjetet që qarkullonin pa zinxhirë.Kreu i Autoritetit Rrugor të veriut Nikolin Dedëvukaj i cila ka inspektuar gjatë gjithë natës rrugën e Kombit i ka kërkuar policisë rrugore të bllokojë mjetet që nuk kanë zinxhirë.Nikolin Dedevukaj, Drejtor i Autoritetit Rrugor te Veriut: “Probleme të vogla ka pasur sidomos me disa makina të cilat nuk kanë zinxhirë. Policia e qarkullimit rrugor është mirë t’i ndalojë para se të hyjnë në këtë aks.”Per të garantuar mbajtjen hapur të rrugës së kombit, situata është monitoruar në vazhdimësi nga autoriteti rrugor I Veriut dhe mjetet borëpastruese./Oranews.tv/