Shijak, lumi Erzen del nga shtrati, përmbyten 15 shtepi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2015, 17:05
Shijak-Prurjet e shumta të lumit Erzen kanë sjellë përmbytjen e 15 shtëpive në Shijak. Banorët kanë deklaruar se niveli i ujit në shtëpitë e tyre ka arritur deri në 1 metër.Banorët konfirmojnë se disa nga banorët kanë mbetur të izoluar, ndërsa shprehin shqetësimin se asnjë nga përfaqësuesit e Shtabit të Emergjencave nuk ka arrdhur.Kjo situatë e vështirë e përmbytjeve ka detyruar banorët dhe familjet që të braktisin shtëpitë e tyre, për të eliminuar rrezikun që mund të sjellë lumi Erzen.