Meta ironi me Bashën: Je modeli i shkëlqyer se si i hapet rruga hetimit. I kujton "aferën Durrës- Kukës"
Ilir Meta, deri para zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, aleati nr 1 i qeverisë së kaluar me në krye Sali Berishën, i përcolli një mesazh kryetarit “formal” të opozitës (siç e quan Meta) Lulzim Bashës. Ky i fundit edhe mbrëmë këmbënguli në dorëheqjen për ti hapur rrugë hetimit të akuzave për vrasjen e dy deputetëve, duke paralajmëruar dhe protesta që nisin të enjten e ardhshme.Do i tregonte se ishte ndryshe. Nuk kishte bërë çdo gjë, si Lulzim Basha për të mbyllur çështjen e aferës me shumë se 230 mln euro në rrugës Durrës- Kukës, por përkundrazi ishte i gatshëm t’i shkojë deri në fund hetimit të pretendimet e deputetit shkodran Tom Doshi "për tentativën gjoja të vrasjes së 2 deputetëve" siç deklaroi Meta.Madje ndryshe nga "afera 230 milion euroshe e Lulzim Bashës" për të cilën ngritën akuza dy institucione të rëndësishme si Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme, mbi Ilir Metën nuk ka asnjë akuzë.Ja çfarë tha Ilir Meta pasi doli nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku u mor në pyetje në lidhje me akuzat e Tom Doshit se kishte urdhëruar dhe planifikuar vrasjen e dy deputetëve. (Ne video eshte ne minuten 3:52 - 5:14 )Ilir Meta: "Jam i mallëngjyer dhe i prekur shumë nga thirrja që më ka bërë mbrëmë kryetari formal i Partisë Demokratike për të dhënë dorëheqjen në mënyrë që të ndihmojë hetimin. Së pari, dua të theksoj se ndaj meje nuk ka asnjë akuzë.Së dyti, kur kjo kërkesë vjen nga z. Basha është vërtet mjaft impresionuese sepse të gjithë e dinë që z. Basha, i akuzuar nga një institucion si Prokuroria e Përgjithshme dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, një institucion tjetër, për aferën e korrupsionit me më shumë se 230 milionë euro për rrugën Durrës-Kukës, ju e dini shumë mirë që jo vetëm e dha shembullin duke u larguar nga Qeveria, shpresoj që ta kujtoni ju, ta kujtojnë të gjithë, por edhe njëkohësisht bëri çdo gjë për ta mbyll çështjen për shkak të procedurave dhe jo për t’i shkuar çështjes deri në fund.Kështu që ai është një model i shkëlqyer për t’u marrë shembull se si i hapet rrugë hetimit. Ndërkohë, Ilir Meta vërtet është Kryetar i Kuvendit, dhe kjo është një detyrë shumë e nderuar, por Ilir Meta nga Kryetar i Kuvendit dhe Ilir Meta deputet, nuk ka asnjë ndikim në raport me drejtësinë.Sepse Kryetari i Kuvendi, ju e dini, është një ndër 140 deputetë dhe nuk ka asnjë raport të drejtpërdrejt si Kryetar i Kuvendit me asnjë institucion të drejtësisë, sikurse është rasti i Presidentit që është Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë apo mund të ishte ndonjë funksion tjetër i cili mund të pengonte drejtësinë.Përkundrazi, unë jam këtu dhe kam shprehur gatishmërinë për t’u ballafaquar me z. Doshi, me z. Berisha, i cili ka thënë se ka edhe ai prova dhe me cilindo tjetër. Transparencë më të madhe a mund të bëjmë dot apo jo?!"Të enjten PD do të zbresë në shesh për të kërkuar përmes protestës dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta pas akuzave se ai ka porosituar vrasjen e dy deputetëve.