Fier, mbipopullohet godina e DRSSH-së, të sëmurët presin jashtë

Ambientet e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për fluksin e madh të punës dhe shërbimeve që ofron është e pamjaftueshme.Në zyra gjendja është e tillë sa edhe shumë dokumenta  të rëndësishme tashmë janë futur nëpër kuti apo thasë dhe janë vendosur poshtë shkallëve apo në fund të koridoreve.Andjus Olldashi, Kreu i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Fier: “Duke pasur parasysh volumin e punës apo ngarkesën apo stafin, godina ku ne punojmë, është mjaft e vogël”.Problem tjetër janë dhe mungesa e mbienteve për të sëmurë që vijnë për KEMP të cilët detyrohen detyrohen të qëndrojnë në radhë jashtë qoftë shi apo  diell.Qytetare: “Terreni është shumë i vështirë për një të sëmurë. Të vijë këtu e të torturohet tek stolat. Ne që vijmë këtu e shohim ambjentin e papërshtatshëm”.Godina ka katër vjet që është rikonstrukturuar por me shtimin e fuqisë punëtore tashmë në këto zyra qëndrojnë trefishi i punonjësve gjë që edhe nga ana e higjenës për metër katrorë për frymë është jashtë cdo standardi.