Vlorë, Harito në studentët: Përshtatemi sipas rregullave

 Ministrja e Inovacionit dhe Administratës ka bashkëbiseduar me studentët në Vlorë rreth shkrirjes së kulturave mes popujve, dhe administratën publike. Nën praninë edhe të ambasadorëve të Austrisë dhe Italisë, Diversiteti i Kulturave, bashkëjetesa mes tyre, u shfaq si një vijë paralele me përqafimin e rregullave të  administratës publike.Vlore-Sa të hapur jemi ne ndaj të huajve, po ata ndaj nesh?Janë përpjekur t’i japin përgjigje përmes eksperiencave personale të jetuara, ministrja e Inovacionit Milena Harito dhe Këshilltari i kryeministrit për diplomacinë kulturore, Fate Velaj, para një auditori studentësh në Vlorë.Diversiteti i kulturave, shkrirja dhe bashkëjetesa e tyre, për Hariton, është një sfidë që duhet parë në kompleks edhe për administratën publike, e cila nga vet emri, duhet të jetë e hapur dhe në shërbim të qytetarit.Të pranishëm ambasadori austriak Thomas Schnöll, diplomati italian Stefano Borgezio, pohuan që të rinjtë janë ata, ku vendi duhet të investojë më shumë, si brezi që  do të mund ta integrojë tërësisht vendin në Bashkimin Evropian.