Sulm në Jeruzalem, palestinezi përplas 5 persona me makinë

Një palestinez ka shtypur me makinë pesë persona në Jeruzalem, akt ky i konsideruar si një sulm terrorist nga autoritetet izraelite.5 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa makina kaloi përmes një turme kalimtarësh, 4 prej të cilëve janë policë.Por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.Policia tha se drejtuesi i mjetit nga Jeruzalemi lindor u përpoq të sulmonte me thikë më pas qytetarët, por u qëllua nga policët dhe mbeti I plagosur.Sulmi ndodh në një kohë kur Organizata për Çlirimin e Palestinës ka vendosur që t'i japë fund marrëveshjes me Izraelin për bashkëpunim në siguri, që është arritur më 1993 në Oslo.Kjo organizatë është organi përfaqësues i palestinezëve dhe vendimet e saj janë të detyrueshme për Autoritetetin Palestinez.Vendimi është shenjë e përkeqësimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Autoritetetit Palestinez.Sipas analistëve palestinezët po hakmerren pasi Izraeli ka ndërprerë transferimet e taksave, një burim kryesor i fondeve për Autoritetin Palestinez.Ngrirja e taksave ka bërë që qeveria palestineze të mos paguajë mijëra punëtorë.