Interneti pa kontroll, 11% e fëmijëve viktima të ngacmimeve seksuale
Një studim i bërë në 2014 jep të dhëna shqetësuese për ngacimin dhe dhunën seksuale tek fëmijët. 11% e të miturve janë viktima të ngacmimeve seksuale dhe 5% janë dhunuar seksualisht. Por shqetësimi që ngrejnë qëndrat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve është se abuzuesit shëtisin të lirë e nuk janë dënuar. Për këtë arsye CRCA kërkon nga qeveria miratimin e një regjistri kombëtar për krimet seksuale.Interneti si trendy i pakontrolluar ne masë, ka bërë që 11% e fëmijëëve në Shqipëri të jenë viktima të ngacmimeve seksuale. Ndërsa 5 % e fëmijëve janë viktima të dhunës seksuale. Këto të dhëna vijnë si rezultat i një studimi shkencor të bërë në 2014 dhe u raportuan nga qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve CRCA.Të dhënat shqetësuese nxjerrin në pah edhe një një tjetër rrezik, faktin që këta persona abuzues nuk kanë shkuar para drejtësisë por shëtisin të lirë. Brenda një viti 135 fëmijë në Alo 116 kanë denconcuar ngacmimin apo abuzimin seksual por të dhënat zyrtare tregojnë se nga 54 cështje të cuar në gjykim, 38 persona janë dënuar por nuk ka asnjë të dënuar për dhunë seksuale ndaj të miturëve.Për këtë arsye, kjo qëndër kërkon nga qeveria miratimin e një regjistri kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve nga krimet seksuale. Në këtë regjistër nuk do të ketë të dhënave të fëmijëve sepse kjo është risk më vete por emrat të personave të dyshuar ose të dënuar për ngacmime apo abuzime seksluale të cilët të regjistrohen dhe të monitorohen.Zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebera tha se denoncimet krahasuar me vitet e mëparshme janë rritur.Ngacimet seksuale nisin nga internet, por nuk përjashtohen aspak mundësitë që të ndodhin nga të njohurit, të afërm e fqinjë.