Moti i keq në Kukës, probleme me energjinë elektrike dhe qarkullimin rrugor

Fshatrat e Kukësit, qyteti, rrethinat e Bajram Currit dhe Hasi nuk furnizohen me energji elektrike prej pasdites së të enjtes më 5 mars. Shkak për këtë është bërë një defekt në rrjetin shpërndarës të energjisë, në Sistemin e Transmetimit të linjës Fierzë-Fushë Arrëz-Kalimash si pasojë e motit të keq. Bëhet fjalë për një defekt të rëndë si pasojë e motit të keq, ndërkohë që punonjësit e OST dhe të OSHEE, ndodhen në terren për të rikthyer energjinë elektrike.Probleme nga moti i keq ka pasur edhe me qarkullimin, kryesisht në zona të thella, pasi bora e rënë ka sjellë bllokim të herëpashershëm të disa rrugëve në zonat rurale.• Aksi Domaj-Drajreç i qarkullueshëm pjesërisht me zinxhirë, me një trashësi të borës 90 cm.• Domaj-Bushtricë e qarkullueshme në pjesë të veçanta me zinxhirë.• Kukës-Ura e Zapodit e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë.• Kukës-Qafë Shllak  qarkullohet me zinxhirë ku trashësia e borës ka arritur 1.2 m• Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë dhe trashësia e borës është 90 cm.• Krumë-Qafë Prushi e deri në Golaj qarkullohet pa zinxhirë,ndërkohë që pjesa tjetër me zinxhirë.• Plepa-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Ka punuar 1 borëpastruese 1 eskavator. Trashësia e borës 70 cm.• Bajram Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë ku trashësia e borës ka arritur në 1.4 m.• Aksi B.Curri-Qafë Morinë, lartësia e borës 40 cm, qarkullimi pa zinxhirë.Ka punuar 1 borëpastruese.• Aksi B.Curri-Kam e qarkullueshme  pa zinxhirë. trashësia e borës 60 cm.Sa i takon situatës në Komuna: Janë të bllokuara qëndrat e komunave  Kalis,Grykë-Çajë, Arrën, Surroj. Në rrethin e Tropojës me përjashtim të komunës Lekbibaj akset e tjera janë të qarkullueshme.