Rama fushatë në Lushnje, shpërndan legalizimet, kërkon votat
Maxhoranca ka nisur fushatën në qytetin e Lushnjes me shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Kryeminsitri Edi Rama deklaroi se janë shpërndarë 90 leje legalizimesh shumë më tepër seç janë shpërnadrë në 8 vite.Lushnje-Edi Rama e ka nisur fushatën në qytetin e Lushnjes me shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Duke bërë batuata me një prej qytetarëve që mori lejen e legalizimit. Kreu i qeverisë i kërkoi që të mos harronte votën.Edi Rama: “Votën e di vetë, aty ku e ke dhënë mos e ndrysho. Ne kemi për detyrë të punojmë për ty, ata e kanë për detyrë të vazhdojnë të të rrejnë”Ndërkohë që nuk munguan edhe batuat për deputetit Erjon Braçe të cilin e quajti fatkeqsi për veten por fat për Divjakën pasi ankesat e tij janë në disporporcion me ato të qarqeve të tjera.Edi Rama: “Për ata që nuk e dinë, mua më duket cudi që një trup kaq i vogël të prodhojë kaq shumë ankesa dhe zhurma, pork y është një fakt dhe lum si ju që ju rat ë keni përfaqësues Erjonin dhe mjer ne që na ra për pjesa ta dëgjojmë Erjonin”Rama deklaroi se në 10 muaj janë bërë rreth 590 legalizime një shifër kjo shumë më e lartë se ajo e realizuar në 8 vite nga demokratët.