Lezhë, 120 familjeve u hiqet ndihma ekonomike, debate në Këshillin Bashkiak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2015, 16:44
Lezhe-Heqja e 120 familjëve të varfëra në Lezhë nga skema e ndihmës ekonomike, ka sjellë debate dhe akuza të forta edhe brenda vetë grupi të këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak.Për kreun e këshilltarëve demokrat Tonin Uldedaj, është e papranueshme që këshilltarët të cilët kanë një vend pune, të votojnë në mënyrë të pavetëdijshme në dëm të qytetarëve të cilët i kanë votuar.Këshilli Bashkiak i Lezhës 1 muaj më parë miratoi në një mbledhje me dyer të mbyllura kërkesën që kishte bërë zyra e punës për të larguar nga ndihma ekonomike 120 familje me pretendimin se u është ofruar punë por e kanë refuzuar.