Toleruan linjat e dyta, penalizohen 67 faturistë dhe elektriçistë të OSHEE-së

Për 67 punonjës të OSHEE-së, faturistë dhe elektriçistë është kërkuar marrja e masave nga vërejtja deri tek pushimi nga puna dhe ndjekja penale.Kjo pasi nga Njësia Operacionale Speciale (NJOS) pranë Task Forcës për energjinë, janë konstatuar me shkelje.Në disa raste, është konstatuar se këta punonjës të OSHEE-së kanë toleruar konsumatorët të furnizohen me energji pa kontratë, nëpërmjet linjave të dyta si dhe me matësa e kabllo jashtë kushteve teknike.“Në zona të caktuara ku ushtrojnë detyrën këta punonjës, janë konstatuar dhe më pas verifikuar nga laboratori i çertifikuar 3G, ndërhyrje në matësat e energjisë duke lejuar abonentët të abuzojnë me energjinë elektrike.Njësia Operacionale Speciale ka evidentuar edhe raste abuzimi ku punonjës të OSHEE-së nuk kanë raportuar gjendjen e matësit jashtë kushtit teknik, apo kanë faturuar afrofe abonentë që ndërkaq ishin të pajisur me matësa” thuhet në njoftimin e ministrisë së Energjisë.Njoftimi mbyllet duke shprehur vendosmërinë për zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë punonjësve të OSHEE-së që abuzojnë me detyrën dhe bashkëpunojnë në vjedhjen e energjisë elektrike./Oranews.tv/