Sulmi i ambasadorit nuk ka lidhje me Korenë e Veriut

Sulmi ndaj ambasadorit amerikan në Korenë e Jugut nuk ka asnjë lidhje me Korenë e Veriut.Të paktën kështu ka deklaruar 55 vjeçari Kim Ki-Jong, i cili goditi në fytyrë Mark Lippert .Ai u shpreh se çdo supozim se sulmi me thikë ka të bëjë me Korenë e Veriut, është i pakuptimtë.Këto dyshime dhe hipoteza u ngritën pasi hetuesit e Koresë së Jugut konfimuan se agresori kishte bërë shtatë vizita në Korenë e Veriut për një periudhë 8 vjeçare, nga 1999 në 2007.Hetuesit gjithashtu deklaruan se kanë kërkuar ta ngarkojnë sulmuesin me akuzën tentativë për vrasje.Shumica e koreanojugorëve nuk e kanë vizituar kurrë Korenë e Veriut, dhe të dyja vendet teknikisht mbeten në luftë pas armëpushimit  që i dha fund konfliktit tre vjeçar nga 1950 deri në 1953 ."Nuk kam marrë asnjë urdhër, kjo nuk ka kuptim, tha Kim”, teska shtoi për gazetarët se nuk ka qenë asnjëherë në veri.Duke e quajtur thika e drejtësisë,  Korea e Veriut në një deklaratë tha se sulmi ndaj ambasadorit amerikan ishte një ndëshkim i merituar për të gjitha stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut.Lippert u sulmua dje gjatë një takimi në Seul, dhe tashmë pas operacionit ka 80 qepje në plagën në fytyrë.