Tiranë, i lënë 200 gram tritol para dyqanit
Një kallëp tritoli me peshë 200 gram me një kapsollë detonatorit dhe një fitil zjarri përcjellës me gjatësi 2.5 metra është gjetur paraditen e sotmë në hyrje të një servisi elektronik, në rrugën "Sitki Çiço" në Tiranë.Kallëpi është gjetur tek dera në pjesën e jashtme në hyrje të servisit në katin e parë të një pallati në këtë rrugicë e cila ndodhet përballë Maternitetit të Ri.Policia e Tiranës përmes një njoftimi të shkurtër sqaron momentalisht se dyqani është në pronësi të shtetasit Alfred Duma dhe se kallëpi i tritolit me kapsollë detonatori dhe fitil zjarrpërcjellës me gjatësi 2.5 metra ishte lënë në tokë.Forcat anti-eksploziv të mbërritura në vendin e ngjarjes, kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, dhe më pas kjo e fundit është dërguar në laborator për veprime të mëtejshme hetimore.Hetimet paraprake të policisë dyshojnë se lënda eksplozive është përdorur nga autorët të vetëm si kërcënim për Alfred Dumën dhe jo për të shpërthyer, teksa është bllokuar rruga kryesore për qarkullimin e automjeteve.Policia ka mbledhur të gjitha provat materiale që mund të kënë lënë autorët në vendngjarje, ndërsa pista kryesore që ekspertëve të kriminalistikës është veprimtaria e dyshimtë që mund të ketë pasur jashtë vendit 40 vjecari Duma.[caption id="attachment_475014" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Kallëpi i tritolit i gjetur në derën e dyqanit[/caption][caption id="attachment_474919" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia vendos perimetrin e sigurise ne zonen ku u gjet tritoli[/caption] [caption id="attachment_474920" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia vendos perimetrin e sigurise ne zonen ku u gjet tritoli[/caption][caption id="attachment_474921" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia vendos perimetrin e sigurise ne zonen ku u gjet tritoli[/caption][caption id="attachment_474918" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Policia vendos perimetrin e sigurise ne zonen ku u gjet tritoli[/caption]vijon