Pretendimi për vrasjen e 2 deputetëve, arrest me burg Durim Bamit
Durim Bami, vrasësi i pretenduar për të eleminuar dy deputetët Tom Doshi dhe Mhill Fufi, doli sot në mesditë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg.Durim Bami u ndalua katër ditë më parë nga policia ndërsa po tentonte të largohej jashtë vendit. Sipas burimeve ai ka deklaruar në polici, se gjithë ngjarja është e sajuar nga Doshi.Por në videon e publikuar nga deputeti Doshi, ai shfaqet duke rrëfyer të gjithë planin e vrasjes së dy deputetëve dhe përmend edhe emrin e Ilir Metës si porositës.[caption id="attachment_475059" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Policia duke u shoqëruar Durim Bamin për në prokurori[/caption][caption id="attachment_475093" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Dy prokurorët e çështjes së Durim Bamit[/caption][caption id="attachment_475094" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Avokati i Durim Bamit[/caption]