Kapen 40 kg kanabis, transportuesi braktis mjetin në Gjirokastër, destinacion Fieri
Rreth 40 kg kanabis u gjetën në një automjet tip "Volkswagen Pasat" në Gjirokastër. Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kishin informacion në rrugë operative se një shtetas në brendësi të lagjeve të qytetit Gjirokastër me një automjet tip "Volkswagen Pasat", po tentonte të transportonte lëndë narkotike , në drejtim të Fierit.Rreth orës 22.00, drejtuesi i mjetit ka parë se po e ndiqte policia dhe për t'ju shmangur ndjekjes së Specialistëve të Antidrogës ka lëvizur me shpejtësi në një rrugë dytësore në lagjen "11 Janari" të Gjirokastrës dhe si pasojë e shpejtësisë makina ka dalë nga rruga në një kanal,mbi shkollën Pedagogjike. Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe duke përfituar nga errësira dhe moti i keq është larguar. Policia shpalli në kërkim 49 vjeçarin me iniciale A.K nga Himara.Droga ishte fshehur në dy çanta të mbushura me 41 pako, gjithsej 40 kg kanabis në bagazhin e automjetit "Volkswagen Pasat", me targa taksi AB 087 T, që i përkasin një automjeti tjetër.[caption id="attachment_474946" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Lënda narkotike e sekuestruar[/caption][caption id="attachment_474943" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Mjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike, i braktisur[/caption][caption id="attachment_474944" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Mjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike, i braktisur[/caption]