Bllokohen 6 ton miell i skaduar, arrestohet administrator i firmës

Rreth 6 tonë miell u sekuestruan gjatë finalizimit të operacionit policor "Ambalazhimi".Mielli u sekuestrua për shkak të kalimit të afatit të datës së skadencës.U arrestua në flagrancë 50 vjeçari Ferit Mana administrator i firmës "Mana Fabio Shpk" i cili tregtonte e prodhonte produkte mielli.Sasinë 6 ton të miellit të sekuestruar, 50 vjeçari i arrestuar e kishte paketuar me etiketa te falsifikuara të një firme tjetër, të gatshme për t'u hedhur në treg.