Ambasadorit francez: Politikanët të flasin më shumë, se të bërtasin në Parlament
Si diplomat karriere, Ambasadori francez në vendin tonë, Bernard Fitoussi tenton të qëndrojë larg debateve politike partike, por pas seancës së fundit parlamentare nuk nguron të lëshojë një apel të qartë.“Une pashë disa gjëra sot. Me lejoni fillimisht të them diçka: fjala parlament etimoligjikisht vjen nga frengjishtja “parle” flas…Shpresoj edhe pse nuk me përket mua, duhet që në parlament të flitet pak më shumë dhe të bërtitet më pak”.Dhe për tu siguruar se palët politike në Shqipëri do ta kuptojnë qartë, Fitoussi nuk nguron të rikujtojë se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian kërkon bashkëpunimin dhe dialogun mes partive politike, për të luftuar krimin e organizuar.“Unë e kam zakon që nuk komentoj politikat e vendeve në të cilat gjendem.Gjërat që më interesojnë, veçanërisht ashtu siç e theksova është mënyra sesi Shqiperia do ta gjejë rrugën e saj për tu bashkuar me Bashkimin Europian dhe në 5 kushtet që i janë vënë Shqipërisë në momentin kur iu dha statusi kanditat, i pesti kusht parashikon një bashkëpunim, dialog dhe kompromis mes forcave politike, por duhet që Shqipëria të arrijë të gjejë rrugën e saj, rrugën drejt dialogut me të gjithë faktorët pa dhunë dhe shqetesime, pra rrugën e duhur. Ndërsa pika e 4, kërkon luftë krimit te organizuar dhe korrupsionit. Kjo gjë duhet bërë pa kompromis nga të gjitha palët."Lajmin e mirë e ka lënë për në fund, kur nga Shkodra që cilësohet kryqendra e azilantëve në Bashkimin Europian, diplomati francez ka thënë se nuk ka asnjë rrezik për rikthimin e vizave.“Në 2014, 2995 shqipëtare kanë kërkuar azil që të qëndrojnë në Francë. Pothuajse të gjithë këto kërkesa,nuk kanë motive të azilit politik por atij ekonomik, ato kërkesa nuk do të pranohen dhe refuzohen dhe personat që kanë paraqitur ato do të kthehen.Këto kërkesa nuk e kërcënojnë liberalizimin e vizave të shqipëtarëve, por është detyrë e autoriteteve shqipëtare ti bëjnë të kuptojnë këtyre personave që gjithë azilkerkuesit për arsye te ndryshme ekonomike nuk do të pranohen në territorin tonë”.Ambasadori i Francës është pritur fillimisht nga qytetari i parë i Shkodrës në një vizitë në mjediset e Bashkisë.Në bashkebisedimin me Lukën u rivleresuan marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve.Me pas ai u takua me prefektin, Paulin Radovani, ku diskutoi rreth problematikës se permbytjeve dhe masave që duhen marrë.Fitoussi ka parashikuar një qendrim 2 ditor në kryeqendrën e veriut ku do të ketë disa takime.