PD protestë me 12 mars, kërkon dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Mars 2015, 19:11
Lideri i opozitës ka insistuar sërish në dorëheqjen e Ilir Metës si kryetar Kuvendi. Ndërkohë Partia Demokratike do të nisë nga e enjtja e ardhshme protestat kundër qevverisë dhe kundër kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Tiranë-Të enjten PD do të zbresë në shesh për të kërkuar përmes protestës dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta pas akuzave se ai ka porosituar vrasjen e dy deputetëve.Vendimi për protestën masive në Tiranë është marrë në një mbledhje të jashtëzakonshme të aktivit demokrat, kryesisë, deputetëve dhe krerëve të PD në rrethe, të thirrur me urgjencë në orën 20:00 të mbrëmjes nga kryedemokrati Lulzim Basha.Burime nga mbledhja i thanë Ora News se protesta është kërkuar për të nxitur dekriminalizmin e Kuvendit deri në largimin e Metës.Por, opozita kishte artikuluar në mënryrë të përsëritur thirrjen për protestë. Dhe arsyet pse ftohen shqiptarët të dalin në shesh në 12 mars, nuk lidhen vetëm me dekriminalizimin.Për demokratët, prostesta bëhet edhe kundër kriminalitetit e atentateve që kanë cënuar sigurinë e jetës, si edhe varfërinë e faturimet abuzive, për të cilat opozita ka ngritur shqetësimin se po krijon drama sociale.Opozita e ka bërë të qartë, se protesta nuk do të shoqërohet me bojkot të Kuvendit.Protesta e 12 marsit, pritet të jetë e dyta më e madhe e opozitës, pas asaj të 22 nentorit, e cilësuar si një protestë ekonomike, kundër varfërisë së shqiptarëve.Basha: Rama-Meta po tentojne te manipulojne ngjarjenMe heret kreu i Partisë Demokratike deklaroi se kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Meta nuk do t’ia dalin dot të mbyllin hetimet për akuzat që ka hedhur deputeti Tom Doshi.“Dorëheqja e Ilir Metës, ndjekja prej tij e procesit të hetimit nga karrikja e një deputeti të thjeshtë, është një parakusht për një hetim të drejtë dhe objektiv të skandalit, të pandikuar nga politika dhe faktorët kriminalë të përfshirë në këtë skandal të paprecedent.Janë Rama dhe Meta autorët e filtrimit në media të informacioneve nga marrja në pyetje e Durim Bamit për këtë çështje. Informacione të tilla, në çfarëdo rrethane, në shtetin ligjor, janë pjesë e sekretit të hetimit, vërtetësia apo sajimi i të cilave mund të konfirmohen sipas ligjit vetëm nga organet e drejtësisë dhe në aulën e drejtësisë”.Duke denoncuar faktin se sipas tij dyshja Rama- Meta po përpiqen të mbulojnë dhe manipulojnë ngjarjen, Basha deklaroi se nuk do të munden ti shpëtojnë dot popullit.“Po bëjnë çmos të rregullojnë alibitë, po bëjnë çmos t’u vënë këmbë të gjata genjeshtrave të tyre flagrante. Po bëjnë çmos të manipulojnë dhe zhurmojnë faktet e rënda duke i përzier me lloj-lloj spekullimesh e shpjegimesh pa vlerë, me qëllim që njerëzit të mos kuptojnë çfarë po ndodh, çfarë po bëhet.Oligarkia sot e gjithë ditën po e sfidon dekriminalizimin, po e kthen mbrapsht atë, pikërisht në ditën që ky proces është kthyer në nevojë urgjente kombëtare. Pas inkriminimit masiv, që u shfaq me formën e tij më agresive me akuzat para të cilave ndodhet Kryetari i Kuvendit, oligarkët ndalojnë hetimin, ndalojnë drejtësinë.Edi Rama dhe Ilir Meta duhet ta dinë se dekriminalizimi nuk bëhet duke vrarë, nuk bëhët me krim! Ata janë sot të akuzuar, njëri si porositës i vrasjeve me pagesë të deputetëve, tjetri si dëshmitar dhe fshehës për gjashtë muaj i veprës penale. Kanë punë me drejtësinë. Mund t’i fshihen ligjit, mund t’i fshihen drejtësisë, por nuk do t’i fshihen dot popullit”.