“21 qershori”, nis përgatitja e infrastrukturës zgjedhore, pastrohen listat

Nis përgatitja e infrastrukturës zgjedhore. Drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, ka bërë me dije se tashmë ka nisur pastrimi i listave nga dublimet dhe po bllokohen listat me personat mbi 100 vjeç.Tiranë- Listat zgjedhore vijojnë të kenë dublime të emrave. Drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, bëri me dije se tashmë ka nisur puna për pastrimin e listave në mënyrë që në zgjedhjen e 21 qershorit të ketë sa më pak njerëz që e kanë emrin në disa lista votimesh.Drejtori i Gjendjes Civile deklaroi gjithashtu se po bllokohen emrat e shtetasve të cilët kanë emrat në lista dhe janë mbi 100 vjeç si dhe po verifikohen adresat jo të sakta.Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë shtetasit me të drejtë vote që të bëjnë verifikimet apo të rregullojnë gabimet që mund të bëhen shkak për mospjesëmarrje në votim.