Vendvarrimi i Skënderbeut jashtë vëmendjes dhe pse me vlera historike

Vendvarrimi i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është lënë jashtë vëmendjes. Objekti historik është në varësi të Institutit të Monumenteve.Lezhë- Ndërsa investimet qe po kryhen në sheshin para Bashkisë së Lezhës po harmonizohen me zonën Muzeale pranë Vendvarrimit të Skëndërbeut, për këtë të fundit, mungon vëmendja.Sipas historianit, Halit Kavaja, ashtu si harmonizimi i modernes me antikitetin në sheshin qëndror, nevojitet ndërhyrje emergjente edhe në Vendvarrimin e Skëndërbeut, që është në varësi të Institutit të Monumenteve.Nuk kanë munguar zbulimet e rëndësishme përreth Vendvarrimit të Skëndërbeut në Lezhë, por ato ende janë të pavizitueshme për turistët.