Dita e tretë e grevës së studentëve, hyjnë të tjerë, numri shkon në 25
Ka hyrë në ditën e saj të tretë greva e studentëve të cilët kanë kërkuar që politika të heqë dorë nga historitë e vrasjeve e të kthejë kokën nga kërkesat e tyre. Gjatë së enjtes numri i studentëve në grevë është dyfishuar, duke shkuar në 25.Tiranë- Pasi kanë kaluar natën në çadra mes shiut të rrëmbyer pranë sheshit "Nënë Tereza", studentët e ngujuar i kanë kërkuar politikës të lërë mënjanë hitoritë me killera e të kthejë kokën nga halli i tyre.Në ditën e tretë, grevës i janë bashkuar edhe studentë të tjerë duke e çuar në 25 numrin e tyre.Lorjan Çelaj është një nga studentët e grevës, i cili shprehet se ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për kërkesat e tyre ndaj dhe ata mbeten të vendosur për të vazhduar grevën.Për shkak të temperaturave të ulta gjatë natës ka pasur edhe studentë me probleme shëndetësore, por ajo çfarë pohon Lorjan Çelaj është fakti se ndihma mjekësore nuk u ka munguar.Në ditët në vijim pritet që të tjerë studentë ti bashkohen grevës.