Përmbytjet në jug, dëmet në bujqësi dhe blegtori 39 milion dollarë

Ministria e Bujqësisë ka specifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në jug të vendit.Dëmi më i madh është shënuar në pemtari dhe kap shifrën 12 milion dollarë. Ndërsa përsa i përket ndikimit të përmbytjeve në ekonomi, zv.Ministri i Bujqësisë, Jani Babi, shpjegoi se po punohet për të minimizuar efektet negative.Tiranë- Përmbytjet në jug të vendit kanë shkaktuar 39 milion dollarë dëme vetëm në bujqësi dhe blegtori.Zv.Ministri i Bujqësisë, Jani Babi, ka specifikuar dëmin që sollën vërshimet e ujrave në jug të vendit.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ngriti shqetësimin e ndikimit të përmbytjeve në ekonomi, por zv.Ministri i Bujqësisë tha se po punohet që të rikuperohen dëmet, në mënyrë që ndikimet të jenë sa më të vogla.Fieri dhe Vlora u përfshinë nga përmbytjet në fillim të muajit shkurt si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati prej reshjeve të dendura të shiut.